Këto janë gjërat me rëndësi që duhet të dini para se të filloni me larjen e dhëmbëve të fëmijëve tuaj
Dhëmbët e bebes mund të vijnë kurdo. Të gjithë fëmijëve, zakonisht dhëmbët ju dalin kur janë 3 vjeç. Filloni t’ua lani dhëmbët sa më herët që mundeni.
Përdorni një leckë të pastër dhe të butë të fytyrës për të pastruar mishrat e dhëmbëve të tyre, pjesën e pasme dhe frontale të secilit dhëmb, transmeton Gazeta Shneta shkruan Raising Children.
Dhëmbët e fëmijëve
32 dhëmbët e pjekurisë i zëvendësojnë dhëmbët e foshnjeve në mes viteve të 16ta dhe 20ta. Mbikqyrni dhe ndihmojini ata ti pastrojnë dhëmbët deri kur bëhen 8 vjeç.
Pastrojuni dhëmbët dhe mishrat dy herë në ditë. Një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje.
Metodat më të mira të pastrimit të dhëmbëve
Brusha & Pasta:
Mos përdoni pastë për fëmijët më të vegjël se 18 muaj. Prej 18 muaj e deri në 6 vjeç, përdorni një sasi të vogël të pastës me fluorid. Nga 6 vjeç e tutje, përdorni një sasi të vogël të pastës standarde me fluorid. Përdorni një brushë të vogël dhe të butë për fëmijë.
Pozicioni:
Uluni ose qëndroni prapa fëmijës tuaj përballë një pasqyreje. Kjo e mundëson që fëmija juaj të shoh se çfarë po bëni. Është më lehtë nëse i ulni ata në prehrin tuaj.
Kontrollimi:
Përdorni dorën tuaj për të mbështetur nofullën e fëmijës. Kërkoni që ta hapë gojën dhe të thotë ”aah”. Kontrolloni për ndonjë shenjë të prishjes, ndonjë vijë të bardhë apo ngjyrë kafe afër dhëmbëve dhe mishrave. Kontrolloni për pllakëzime në dhëmbë apo rreth mishrave.
Hapat për pastrim të dhëmbëve (brushim):
- Përdorni lëvizje cirkulare, pastroni të gjitha anët e secilit dhëmb dhe mishrat. Pastroni para dhe prapa në të gjithë sipërfaqen përtypëse. Kushtoni kujdes më së shumti dhëmbëve prapa.
- Pasi të keni përfunduar brushimin, fëmija juaj duhet të pështyjë pastën që i ka mbetur, por mos ta shpëlajë gojën. Shpëlani brushën dhe vendoseni të thahet.
- Mbajeni larg fëmijën tuaj nga ushqimet me sheqer, ushqimet e forta dhe pijet, e sidomos në mes shujtave kryesore. Mos i jepni fëmijës tuaj shishe me qumësht ose lëng kur është në shtrat. Gjithmonë largoni shishet pasi ta keni ushqyer.