Sifilisi që mund të parandalohet shënon rritje për 36%
Shokuese se si SST-të tek gratë shtatzënë po rriten në numra. Sipas raportit të fundit, rastet e sifilisit kanë shënuar rritje që nga vitit 2011 për 36% tek gratë shtatzënë.
Këto infeksione—të cilat barten tek foshnja—mund të parandalohen nëse doktorët u flasin grave rreth diagnostifikimit dhe trajtimit të tyre. Sifilisi qëndron i pavërejtshëm, kështuqë një grua mund të mos e dijë që e ka, njofton Womens Health Magazine transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtuesit tregojnë që doktorët nuk e mendojnë pjesën që si gratë dhe burrat mund të kenë partnerë të tjerë seksual kur gruaja është shtatzënë, por të dyja këto raste ndodhin.
Shumë gra testohen për këto sëmundje në fillim të shtatzënisë, ndërsa infeksionet e reja në mes të kësaj periudhe, pra nga testi e deri te lindja e bebes janë arsyet pse sifilisi ka shënuar rritje.
A ka sëmundje të tjera seksuale që mund të mos i vëreni?
Herpesi është një prej sëmundjeve që mund të shfaqet për herë të parë gjatë shtatzënisë dhe mund të bartet tek bebja. Gonorea dhe Klamidia mund të rrisin rrezikun e dështimit të shtatzënisë.
Nëse i zbuloni, të gjitha këto sëmundje mund të trajtohen me medikamente. Nëse gjinekologu juaj nuk ju flet kurrë për këtë punë atëherë pyeteni ju e para./Gazeta Shneta


