Alecia Rankin kohët e fundit ka ndarë një foto të mbesës së saj të porsalindur, Aryn, në faqen e saj në Facebook. Fëmija ishte prekur nga një sëmundje kërcënuese për shëndetin e foshnjës, sëmundje kjo e cila mund të parandalohej vetëm përmes vaksinimit, transmeton Gazeta Shneta.
“Mbesa ime 7 javë ka gripin HIB,” shkroi Rankin. “Ky grip është kaq i rrallë sa që mjeku i saj nuk kishte hasur një gjë të tillë në karrierën e tij, pasi ky bakter i shkaktuar nga gripi HIB do të zhdukej, po të vaksinohej foshnja.”
“Unë mendoj që shumë njerëz janë ndikuar nga reagimet e padëshiruara ndaj vaksinës, duke i shtyrë ata të mos vaksinojnë foshnjet e tyre.”
Ndër të tjera, ajo po bën thirrje që prindërit t’i vaksinojnë foshnjet e tyre, duke mos rënë pre e reagimeve jo racionale nga të tjerët në lidhje me vaksinimin.
Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve thonë se HIB është një lloj i baktereve që kryesisht shkakton sëmundje tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Simptomat variojnë nga infeksioni i lehtë që fillon nga veshi e deri tek qarkullimi i gjakut.
Qendra rekomandon që fëmijët të marrin katër doza të vaksinës HIB – e para duhet të caktohet brenda dy muajve.
Mbesa e Rankinit nuk ishte aq e moshuar sa për të marrë ende dozën e saj të parë./Gazeta Shneta/