Zakonisht venat e zgjeruara tregojnë se shtatzënia juaj ka mbaruar, dhe zakonisht ato qëndrojnë tek ju rreth katër muaj, ose më gjatë.
Janë disa prej llojeve të venave që quhen “merimangë”, të cilat më shpesh shfaqen në këmbë apo në fytyrë, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Por, cfarë duhet të bëni në mënyrë që t’i largoni pas shtatzënisë?
-Ushtroni çdo ditë, edhe një shëtitje e shpejtë përgjatë rrugës mund të ju ndihmojë.
-Përdorni një stol apo kuti më të lartë ku mund t’i vendosni këmbët në mënyrë që të ketë qarkullim më të mirë të gjakut.
-Mos rrini ulur për shumë kohë, pa lëvizur.
Mirëpo nëse jeni mbipeshë atëherë duhët të konsultoheni me mjekun tuaj, për ndonjë strategji për të humbur peshë pas lindjes.
Gjithashtu duhet të keni shumë kujdes në trajtimin e venave me ndonjë medikament, për shkak se janë shumë të ndieshme dhe kështu mund të ketë probleme më të mëdha.
Për çdo gjë konsultohuni me mjekun tuaj./Gazeta Shneta/