Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

E zbulon studimi, pse fëmijët bëjnë naze në ushqim kur janë të vegjël

Jetë 19/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shpesh herë mund t’u ketë ndodhur edhe juve që fëmijët tuaj të bëjnë naze në ushqim apo të refuzojnë të hanë gjërat që ju u ofroni. Para se të krijoni ndonjë ide tuajën përse fëmija nuk po ha ato që ju doni, duhet të kuptoni arsyet pse, shkruan Independent transmeton Gazeta Shneta.

Arsy pse disa fëmijë janë nazeli në ushqim mund të jetë fajtore gjenetika, ka treguar studimi i fundit. Hulumtuesit nga Universiteti i Illinoisit në SHBA, kanë kryer një studim për të ekzaminuar nëse gjenetika mund të ndikojë në tendencën e një fëmije të bëjë naze në ushqim.

 

Duke vlerësuar atributet fizike të 153 parafillorëve dhe duke i krahasuar ata me përgjigjet e dhëna në intervistën e zhvilluar me prindërit e tyre rreth kësaj qështje, ata ishin në gjendje të vlerësonin nëse një lidhje në mes të natyrës dhe të ushqyerit mund të ekzistojë.

”Të qenurit nazeli në ushqim është më i shfaqur tek parashkollarët dhe është i lidhur ngushtë me rrezikun për nënpeshë ose mbipeshë” treguan studiuesit. ”Gjenet që lidhen me përceptimin e kemosensorëve mund të luajnë rol në sjelljen prej nazelie të një fëmije”.

Përderisa mund të i’a atribuojmë disa shprehi të nazelive gjenetikës, ekzistojnë edhe arsye të tjera që fëmija juaj të jetë i vështirë rreth ushqimit. Dr.Sarah Schenker, dietologe dhe nutriciste e specializuar në gatimin për fëmijë, përshkruan se si disa fëmijë bëjnë kërdi në ushqim në mënyrë që të tregojnë veten.

 

”Zakonisht mendohet se fëmijët bëhen nazeli me ushqimin si mënyrë për të marrë mbrapa pak kontrollë dhe për të ushtruar dëshirën e tyre kundrejt prindërve që kontrollojnë çdo gjë” tregoj Schenker.

Për fëmijët që marrin pako me ushqim në shkollë, blerja e një pako interesante ose kreative, është një mënyrë tjetër që t’ua bëni më tërheqës punën dhe kohën e ushqimit.

Përderisa gjenetika mund t’a bëjë një fëmijë të ndihet i prirur të provojë ushqime të reja, ekzistojnë truqe të ndryshme që të rriturit mund t’i përdorin për të përmirësuar mënyrën si hanë fëmijët e tyre dhe për të inkurajuar një dietë më të balansuar.

Artikulli paraprakJa pse nuk duhet t’i rrahni fëmijët tuaj, pasojat që çdo prind duhet t’i dijë
Artikulli i rradhës Lindjet në Gjinekologji, sa gra u bënë nënë gjatë ditës së hënë

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.