Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dietologia shqiptare: Kjo është kura natyrale për refluksin acid tek fëmijët

Këshilla për shtatzëna 27/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dietologia e njohur shqiptare Anila Kalleshi ka folur në lidhje me refluksin acid, ku mes të tjerash, ajo ka përmendur edhe kurat natyrale të cilat ndihmojnë në lehtësimin e kësaj gjendjeje tek fëmijët.

Ashtu si të rriturit, të porsalindurit gjithashtu mund të vuajnë nga refluksi acid, që shkakton që ata të pështyjnë. Fatkeqësisht mund të jetë shumë e shpeshtë, për disa.

Te të porsalindurit, muskuli ndërmjet ekzofagut dhe stomakut nuk është pjekur mjaftueshëm, kështu që përmbajtja e stomakut rrjedh mbrapsht.

Faktorë të caktuar, si lindja e parakohshme, që rrinë shtrirë shumicën e kohës dhe konsumojnë vetëm një dietë të lëngshme, që kontribuojnë në refluksin e të porsalindurve në shumë raste.

Fëmijët me refluks, gjithashtu të quajtur refluks gastroekzofageal (GER), shpesh pështyjnë më shumë se zakonisht pas ushqyerjes. Për sa kohë bebja jote është e shëndetshme dhe po zhvillohet, refluksi acid nuk është një shkak për shqetësim. Në fakt problem do të ndodhë më pak me kalimin e kohës teksa bebja rritet dhe bëhet më aktive.

Ju mund të përdorni gjithmonë kura natyrale që janë efektive në reduktimin e refluksit te të porsalindurit dhe parehati të tjera.

Ja ku janë kurat natyrale:

✅ Rregullimi i gjumit

Fëmijët me refluks acid kanë vështirësi për të fjetur. Në fakt, një pozicion jo i rregullt i gjumit mund të vështirësojë gjendjen e tyre. Mbani pjesën e jastikëve ku fëmija do flejë, të ngritur rreth 30 gradë me ndihmën e disa peshqirëve. Kur pjesa e sipërme ngrihet, graviteti bën punën e tij dhe parandalon përmbajtjen e stomakut që të kthehet në ekzofag. Gjithashtu mund të provoni që fëmija të flerë me anën e majtë për të ndihmuar në eliminimin e acidit nga ekzofagu. Kurrë mos e ushqeni fëmijën tuaj ndërkohë që ajo është në një pozicion gjumi. Eshtë gjithmonë më mirë të ulni bebin në prehrin tuaj, dhe mos e shtrini beben menjëherë pasi e keni ushqyer. Mbajeni hopa të paktën 30 minuta pasi e keni ushqyer.

✅ Terapi masazhuese

Masazhi i rregullt ndihmon në funksionimin e sistemit të frymëmarrjes dhe tretës te bebet. Masazhi stimulon nervin vagus, nervin në tru që kontrollon disa zona të sistemeve të frymëmarrjes dhe tretës. Gjithashtu ndihmon trupin tuaj të zhvillohet më shpejt kështu që cdo pjesë e trupit mund të operojë në mënyrë efektive. Studimet tregojnë që masazhi ndihmon në reduktimin e simptomave te të porsalindurit që vuajnë nga GERD.

Masazhi ndihmon në reduktimin e së qarës dhe ndihmon në fjetjen.

-Vendosni fëmijën tuaj në një pozicion shtrirë.
-Aplikoni pak vaj kokosi në stomakun e bebes.
-Butësisht masazhojeni stomakun në kahun orar për 3-4 minuta.
-Më pas masazhojeni butësisht shpinën për 2 minuta.
-Më në fund, masazhoni duart dhe këmbët.
-Përsëriteni 2-3 herë në ditë.
Shënim: Mos e masazhoni beben tuaj menjeherë pasi e keni ushqyer.

✅ Disa ushtrime

Për të ndihmuar fëmijet që të luftojnë simptomat e acidit refluks, ju duhet të provoni disa lëvizje bazike. Ushtrimet ndihmojnë në përmirësimin e tretjes.Por është e rëndësishme të dini që nuk duhet ta ushqeni beben për të paktën 30 minuta pas ushtrimeve dhe asnjëherë nuk duhet ta ushqeni përpara ushtrimeve.Ushtrimet që kanë si target gazrat dhe fryerjen, si këmbët e bicikletës, ushtrime me kycet janë disa nga opsionet më të mira.

-Vendoseni fëmijen në një pozicion të shtrirë.
-Mbani këmbët në një pozitë gjysmë të përkulur me duart tuaja.
-Butësisht filloni të lëvizni këmbët e femijes sikur ai/ajo po nget një bicikletë.
-Bëjeni për 10 minuta, disa herë në ditë.

✅ Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është një kurë e mirë për të porsalindurit që përjetojnë episode të refluksit acid. Ndihmon në balancimin e nivelit acid në stomak, i cili e bën tretjen e ushqimit më të lehtë dhe parandalon ta pështyjë jashtë. Gjithashtu ndihmon në fuqizimin e sistemit imunitar dhe mbron bebet tuaja nga sëmundjet e zakonshme.

-Shtoni ¼ e lugës së çajit uthull molle në një gotë me ujë ta vakët.
-Jepini një lugë nga kjo pëbërje bebes suaj në intervale të rregullta.
Për bebe më të mëdha se një vjec, ju mund të shtoni dhe mjaltë organik për shije dhe benefite të tjera.

✅ Vaj kokosi

Vetitë anti-inflamatore të vajit të kokosit ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit nga refluksi. Gjithashtu e mban sistemin tretës të funksionojë në mënyrë efektive. Acidi laurik, një acid yndyror anti-mikrobal i fuqishëm, gjithashtu ndihmon sistemin imunitar te të porsalindurit.

-Shtoni ½-1 lugë caji vaj kokosi ekstra të virgjër te një pije e ngrohtë përpara se të ushqeni beben tuaj. Bëjeni 2-3 herë në ditë.

Gjithashtu përzieni sasi të barabarta të vajit të kokosit dhe xhinxherit. Aplikojeni në kahur orar të stomakut të bebes suaj për 1 minuta, disa herë në ditë.

✅ Kamomili

Kamomili është një kurë natyrale e shkëlqyer për të porsalindurit të refluksit acid. Ka veti anti-spazmodike dhe qetësuese që ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, të clirojë dhimbjen kolike dhe të sjellë relaksim.

-Vendosni ½ e një luge caji të luleve të kamomilit të tharë në një kupë me ujë të ngrohtë.
-Mbulojeni dhe ziejeni për 5-10 minuta.
-Hiqeni dhe lëjeni të ftohet.
-Jepini bebes suaj cajin në 1-2 lugë caji gjatë ditës.

✅ Mentja

Vetitë qetësuese dhe anti-spasmodike të mentes mund të qetësojnë sistemin tretës dhe mund të lehtësojnë simptomat e acidit refluks.

Gjithashtu mund të reduktojnë inflamacionin dhe tretjen jo-të rregullt, që lidhen me refluksin acid.

-Përzieni 2 pika vaj menteje në 1 lugë gjelle vaj ulliri. Përdoreni për të masazhuar barkun e bebes butësisht, në lëvizje rrethore. Bëjeni këtë të paktën 2 herë në ditë. Nënat që japin gji mund të pinë caj menteje 2-3 herë në ditë, ose mund të konsultohen me një doktor që të marrin kapsula menteje.

✅ Kopra

Nëse stomaku i bebes suaj dhemb për shkak të acidit refluks, tretjes jo-të rregullt, kopra është një kura natyrale efektive. Edhe bebet edhe nënat mund të përfitojnë benefite nga kopra.

-Shtoni një lugë caji kopër të copëtuara në 1 kupë uji të ngrohtë.
-Ziejeni për 10 minuta.
-Jepini bebes suaj ½-1 lugë caji të kësaj pijeje herbale 2-3 herë në ditë.
-Ju mund të shtoni gjithashtu fara të pjekura kopre te drithërat e bebes dhe ushqimit.

✅ Qimnoni

Qimnoni është një tjetër kurë natyrale për të trajtuar refluksin te bebet. Farat stimulojnë tretjen dhe reduktojnë problemet me tretjen, si aciditeti dhe gazrat.

-Zieni 1 lugë caji të farave të qimnonit në një kupë ujë.
-Mbulojeni dhe ziejei për 5-10 minuta.
-Hiqeni dhe lëreni të ftohet.
Jepini bebes suaj 1-2 lugë caji nga kjo përzierje disa herë në ditë.

✅ Dieta e nënave

Nënat që ushqejnë bebet me gji duhet të jenë të vëmendshme ndaj dietës së tyre për të shmangur refluksin acid te bebet. Gjithashtu kanë një ndikim direkt në shëndetin e bebeve sidomos në rritjen dhe zhvillimin e tyre.

-Hiqni dorë nga produktet e bulmetit, pasi protein e gjendur në to mund të irritojë traktin tretës të papjekur të bebeve.
-Shmangni alergji të zakonshme që përfshijnë glutenin, qitron, arrat,vezët dhe sojën.
-Limitoni ushqimet pikante, të skuqura, me plot yndyrë gjithashtu si pijet e gazuara, cokollata dhe kafeina.
-Rrini larg alkolit dhe duhanit.
-Duhet të hanë jogurt probiotik cdo ditë për të përmirësuar sistemin e tyre tretës dhe të bebeve.
-Uji është përbërësi kryesor, kështu duhet të pini sa më shumë gjatë ditës.

Këshilla shtesë:

-Shmangni shtrirjen e bebeve menjëherë pasi ato kanë ngrënë.
-Ushqeni beben tuaj me sasi të vogla ushqimi me intervale të rregullta, disa herë gjatë ditës.
-Mos provoni asnjëherë ndonjë ushqim të pazakontë pa u konsultuar fillimisht me doktorin.
-Sigurohuni që bebja juaj s’po ha më shumë se ç’duhet.
-Shmangni ekspozimin e bebes në tymin e duhanit.
-Shmangni tundjen apo rrotullimin e bebes.
-Shmangni veshjen e rrobave të ngushta, si pelenat e ngushta ndërkohë që po flenë.
-Nëse po dyshoni për një alergji ushqimore, konsultohuni me doktorin tuaj.

Artikulli paraprakVenat varikoze mund t’ua rrezikojnë jetën pa dijeninë tuaj
Artikulli i rradhës 29 fotografitë magjike të baballarëve në sallën e lindjes

Ju sugjerojmë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.