Patatet e ëmbla janë një nga ushqimet më të njohura për foshnjat, sidomos për ato nëna që dëshirojnë t’i prezantojnë sa më herët ushqimet bebes së tyre.
Kjo recetë është menduar për bebet për 6 muaj e më shumë.
Cilët janë përbërësit:
Për këtë ushqim ju duhet 1 patate e ëmbël, e cila është prerë hollë dhe gati të përgatitet.
Pjesët e patates vendosni mbi tigan dhe mbushni me ujë të mjaftueshëm të ftohtë. Pastaj ngroheni me një nxehtësi mesatare, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Pastaj sërish ulni temperaturën dhe zieni patatet derisa të jenë të buta, ju mund t’i provoni me pirun, zieni për 20 minuta.
Largoni ujin nga ena, pastaj lërini që patatet të ftohen. Pastaj me anë të mikserit bëni një masë të drejtë si pure.
Nëse doni ta bëni më të hollë, shtoni lëngje tjera, si: ujë, qumësht gjiri apo formule.
Këtë recetë mund ta ruani për tri ditë në frigorifer, apo tre muaj nëse dëshironi ta ngrini./Gazeta Shneta/