Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Metoda më e lehtë për t’i shëruar hemorroidet

Jetë 08/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hemorroidet jane zgjerime të vazave të gjakut që ndodhen në kanalin anal.

Trajtimi medikamentoz i hemorroideve ka për qellim të lehtësojë simptomat, por të rëndësishme janë masat parandaluese për formimin e tyre.

Parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve do të kërkojë jashtëqitjen normale (pa kapsllek) e cila arrihet me një dietë të pasur me fibra dhe lëngje. Me anë të kësaj diete mënjanohen shtërzimet në defektin dhe uljen e presionit të venave të anusit.

Duke ngrënë sasinë e duhur me fibra ushqimore dhe pirja e 6 deri ne 8 gota lëngjesh ( pa alkool) rezultojnë në jashtëqitje të butë e të formuar, e cila bën të lehte zbrazjen e zorrës.

Fibrat ushqimore merren nëepermjet konsumit të frutave, perimeve dhe miellit me përmbajtje krundesh. Mjeku mund t’ju rekomandojë të merrni edhe fibra suplementare, produkte farmaceutike.

Aktiviteti fizik ku përfshihet dhe e ecura dhe rritja e sasive te fibrave dhe lëngjeve në dietë janë një kombinim i duhur për parandalimin dhe mos përsëritjen e hemorroideve

Simptomat e hemorroideve

Hemorroidet zakonisht nuk janë të rrezikshme ose rrezikojnë jetën. Në shumë raste simptomat e hemorroideve ikin brenda disa ditëve.

Ndonëse shumë njerëz që kanë hemorroide nuk shfaqin shenja fare, shenja më e shpeshtë e hemorroideve të brendshme është gjaku i pastër që lyen fecesin, letrën e tualetit dhe WC e tualetit. Ndonjëherë hemorroidet e brendshme rrëshqasin jashtë anusit irritohen dhe bëhen të dhimbshme. Këto lloj hemorroide quhen të prolabuara.

Shenjat e hemorroideve të jashtme përfshijnë dhimbje, ënjtje, ose një kokërr e madhe përreth anusit si rezultat i mpiksjes së gjakut, situatë e cila njihet si trombozë e hemorroideve të jashtme.

Përveç kësaj lodhja e tepruar, fërkimi ose pastrimi përreth zonës se anusit mund të shkaktojnë irritim të shoqëruar me hemorragji apo kruarje e cila mund te behet një rreth vicioz shenjash. Mukus i tepërt gjithashtu mund te shkaktoje kruarje. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprak”E urrej fëmijën tim dhe nuk di çfarë të bëj”, rrëfimi tronditës i nënës
Artikulli i rradhës Ushtrimet më të mira 10 minutëshe që mund t’i bëni gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.