Prindërit dalëngadalë duhet të mësohen ta lënë fëmijën barkazi në shtrat që në kohën kur vjen nga spitali ku ka lindur, thonë mjekët. Në fillim kur e ktheni barkazi fëmijën, mbajeni në krahët tuaj, ndërsa kur ai fillon të forcohet lëreni të qëndrojë vetë në tokë a në shtrat.
Sa kohë mund të qëndrojë barkazi foshnja?
Se sa duhet të qëndrojë foshna barkazi duhet ta përc aktoni vetë varësisht se a i pëlqen fëmijës ajo pozitë ose jo. Kjo kohë mund të jetë nga 10 sekonda deri në 10 minuta. Kur flitet për foshnja shumë të vogla, më së miri është që ato t’i lini disa herë në ditë barkazi, por vetëm nga disa minuta.
Përse është mirë që foshnja të qëndrojë në këtë pozicion?
Vendosja e foshnjës në pozicione të ndryshme është e dobishme për zhvillimin fizik të fëmijës, për mbajtjen e baraspeshës dhe të kontrollit të qëndrimit. Nëse për ndonjë arsye keni frikë ta lini fëmijën barkazi, mos u shqetësoni, pasi është dëshmuar sefoshnjat që nuk janë lënë barkazi, më vështirë e kanë mbajtrupin, madje janë ngritur më vonë në këmbë, si dhe më vonë kanë mundur të zvarriten apo të rrinë ulur.
Fjetja barkazi
Viteve të fundit ekzistojnë polemika midis ekspertëve të gjithë botës lidhur me fjtjen barkazi të foshnjave. Ndonëse deri para disa vitesh ekspertët kanë rekomanduar që fëmija të lihtë në gjumë barkazi, tani ata thonë se ky pozicion është i rrezikshëm për gjumë, pasi mund të sjellë deri në vdekjen e befasueshme të foshnjës.
Mu për këtë arsye pediatrit këshillojnë që fëmija të mos vihet në gjumë barkazi në vitin e parë të lindjes. Rreziku nga sindromi i vdekjes së befasishme të foshnjes është shumë më i madh midis muajit të parë dhe të katërt të lindjes, por zgjatë gjatë tërë vitit të parë.
Ekspertët pohojnë se kur fëmija forcohet aq shumë sa të kthehet vetë barkazi në gjumë, kjo gjë nuk duhet t’ju shqetësojë, por ju gjithmonë vendoseni të flejë në shpinë. Një parandalim tjetër i vdekjes së befasishme është edhe vendosja e fëmijës në një shtrat të fortë për gjumë, pa nënkrerëse dhe lodra. Kurrë mos e ngrohni tepër dhomën ku fle foshnja dhe mos lejoni të pihet cigare pranë tij. /femra.net/