Një nga sëmundjet e zakonshme seksualisht të transmetueshme është herpesi gjenital dhe shkaktohet nga virusi herpes. Sigurisht në mjekësi ka disa medikamente për t’ju ndihmuar në trajtimin e virusit, por edhe natyra ofron ndihmën e saj.
Kompresa të ftohta: vendosni pak akull mbi herpesin e lënduar për të lehtësuar dhimbjet. Përdorni një peshqir për të mbështjellë akullin.
Dush të ngrohtë: Dushi i ngrohtë mund t’ju ndihmojë për të lehtësuar acarimin e plagës dhe për të pastruar zonat intime. Përdorni kripë Epsom për të lehtësuar inflamacionin.
Sodë buke: Soda e bukës përdoret gjerësisht për qëllime të ndryshme. Ajo mund të përdoret edhe për të trajtuar herpesat. Me një top pambuku aplikoni pak sodë buke në vendin e lënduar. Soda do të lehtësojë dhimbjen dhe kruarjen.
Përgatitja e një balsami me vaj livando dhe vaj ulliri: Vaji i ullirit është antioksidues dhe i kombinuar me disa pika vaj livando është ilaç i përsosur. Përzierja duhet të jetë e ftohtë, dhe me ndihmën e një topi me pambuk duhet të aplikohet në plagë.
Krem propolisi: Propolisi është një lloj rrëshirë dylli, i formuar nga bletët. Ai përmban anti-viralë. Kështu që mund ta përdorni në formën e kremit për të siguruar një efekt shërues në plagë.
Përzgjidhni bimët e duhura: Ka shumë bimë në dispozicion për të trajtuar herpesat, të cilat me siguri do të lehtësojnë dhembjet dhe kruarjet.
Hani alga deti: Disa lloje ushqimeve të detit shërbejnë si shërues efektivë kur është fjala për kurimin e herpesit gjenital, kështu që ju mund t’i përdorni ato si shtesë mjekësore.
Merrni medikamente antivirale:Kjo kërkon konsultimin e mjekut para se të konsumoni ndonjë shtesë dhe të provoni medikamente anti-virale që trajtojnë herpesat gjenitalë.
Ushqehuni shëndetshëm, stërvituni dhe pushoni më shumë: Konsultohuni me një specialist për ndonjë lloj diete që duhet të ndiqni.
Mbani veten të azhornuar me shkaqet e herpesit dhe simptomat: Duhet të edukoni veten në lidhje me sëmundjet ngjitëse seksuale, për t’i parandaluar në kohë./Gazeta Shneta/