Globalisht, rreth 15 milionë foshnja lindin para kohës çdo vit dhe më shumë se një milion vdesin si rezultat i kësaj.
Një test i thjeshtë përmes pambukut apo tamponit absorbues është në prag të zhvillimit të studiuesve të Melburnit, transmeton Gazeta Shneta.
Ekipi nga Spitali i Grave Royal, Spitali i Grave Mercy dhe Universiteti i Melburnit kanë shpenzuar 15 vitë duke hulumtuar dhe kanë ngushtuar shtrirjen e tyre në 10 biomarkues, apo proteina që ndryshojnë kur trupi i një guraje përgatitet për lindje të menjëhershme.
Për të ndihmuar hulumtimin e tyre ata po rekrutojnë 3000 nëna gjatë vitit të ardhshëm për të përcaktuar se në çfarë testi shtatzënie – ideale mes 20 dhe 24 javësh – është më i saktë për paralajmërimin e lindjes së afërt./Gazeta Shneta/