Një incident vdekjeprurës që ndodhi në vitin 2015, ku një foshnjë vdiq nga ‘’dehja’’ e ujit shkaktoi debatin mbarëbotëror nëse prindërit duhet të ushqejnë beben e tyre me ujë.
Besoni apo jo, uji mund të jetë shumë i rrezikshëm për beben tuaj, sipas pediatërve.
‘’Bebet nuk kanë nevojë për ujë të njëjtën mënyrë si të rriturit’’, shpjegoi Dani Stringer, infermiere pediatrike në një postim rreth dhënies ujë për bebet 6 muajshe, transmeton Gazeta Shneta.
Stringer theksoi se foshnjat kanë nevojë për një konsum të rregullt çdo 24 orë ose të gjirit ose të qumështit të formulës, sidomos në vitin e tyre të parë të jetës.
Qumështi i gjirit të nënës përbëhet me 88 për qind me ujë, po ashtu edhe qumështit të formulës i shtohet një sasi e konsiderueshme e ujit.
Shumë ujë shkakton hollimin e natriumit në trup, ‘’natriumi kontrollon presionin e gjakut dhe muksujt dhe nervat tonë varen nga natriumi për të funksionuar si duhet’’, thotë Stringer.
Infermierja gjithashtu sugjeron se është e sigurt t’i jepni foshnjës tuaj në moshën 6 muajshe, por ajo thotë se nuk duhet t’i jepni më shumë se dy gota ujë në një periudhë 24 orëshe./Gazeta Shneta/