Sa më shumë që foshnjat ushqehen me qumësht të gjirit nga nëna e tyre, aq me nivel më të lartë të inteligjencës do të jenë.
Ndërsa më poshtë ju sjellim disa nga përfitimet që ka foshnja juaj kur ushqehet me gji. Por, sigurisht që edhe ushqyerja me gji nuk është pafundësisht, por ka një moshë të caktuar.
Të paktën ky është përfundimi i arritur nga një grup i studiuesve braziliane në “Universidade Federal de Pelotas”, në një studim të publikuar në revistën prestigjioze shkencore The Lancet.
Studimi përfshinte 3.500 të sapolindur. Të gjithë janë ndjekur për disa vite. Studiuesit i kërkuan mamave të tyre të tregonin nëse i kishin ushqyer me gji, apo me qumësht formulë dhe për sa kohë. Pasi fëmijët ishin rritur, ata i testuan.
Qëllimi ishte të kuptohej nëse kishte ndonjë lidhje mes llojit të qumështit që ata konsumuan dhe çfarë lidhje ka kjo gjë me shëndetin mendor.
Nga analiza e rezultateve, u konstatua se ushqyerja me gji ka një ndikim pozitiv në inteligjencën e tyre. Në fakt, foshnjat e ushqyera nga nëna me gji kishin rezultate më të larta në shëndetin e tyre mendor. Kjo pavarësisht nga statusi social që kishte nëna dhe niveli i arsimit. Në fakt, studimi përfshinte familje me nivele të ndryshme ekonomike dhe sociale.