Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mos ia shtrëngoni dorën fëmijës kur ecni, ka pasoja

Këshilla për shtatzëna 19/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ecja me fëmijën tuaj është një nga gjërat më të bukura kur bëhesh prind. Kur ecni dhe mbani fëmijën tek dora duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si e bëni këtë.

Shpesh nuk informohemi për mënyrën se si duhet ta mbajmë një fëmijë. Nëse ne e shtrëngojmë shumë mund të jetë një rrezik për shëndetin e tij. Prindërit nuk janë gjithmonë të vetëdijshëm për pasojat me të cilat mund të përballen.
Pra prindër të dashur kushtojini vëmendje këtyre rregullave të thjeshta.

Fëmijët e moshës 3 – 6 vjeç e kanë fituar aftësinë për të eksploruar në mënyrë të pavarur mjedisin që i rrethon. Në pjesën më të madhe të kohës ata nuk janë në gjendje të njohin rrezikun që u vjen dhe për këtë arsye duhet të jeni gjithmonë pas tyre.

Çfarë ndodh nëse e tërheq me forcë një fëmijë?

Kockat e fëmijës, duke qenë se janë në një fazë të vazhdueshme të rritjes, janë akoma të brishta dhe tepër delikate. Kur një i rritur mban për dore një fëmijë mundohet ta mbajë sa më fort atë në mënyrë që ta drejtojë fëmijën atje ku ai do.

Shumë shpesh fëmija është në mosmarrëveshje me prindërit për shkak se do të zbulojë gjithçka që i del para. Në këtë mënyrë rritet presioni që prindi ushtron tek dora e fëmijës për ta mbajtur sa më afër.

Por, mund të ndodhë që edhe pse prindi dëshiron ta mbrojë fëmijën me çdo kusht ndodh ndonjë incident i pakëndshëm. Tërheqja ose shtrëngimi i fortë i dorës tek fëmija mund të shkaktojë zhvendosje të kockave dhe të indeve.

Në fëmijët e moshës 2 deri në 6 vjeç, është shumë e dhimbshme nëse bëhet një zhvendosje e tillë.

Për të korrigjuar dhe për ta vendosur përsëri kockën në vend duhet t’i drejtohemi një ortopedisti.

Gjithashtu mund të ndodhë që prindi ushtron presion të tepruar mbi dorën e fëmijës, në mënyrë që të mos e lërë atë të shkojë ku ai dëshiron.

Kujdes kur i tërhiqni fëmijët. Ne e dimë se kockat e dorës së tyre janë të brishta dhe delikate. Ekspertët këshillojnë prindërit që të mos ushtrojnë shumë presion tek dora e fëmijës./Përnënat.al/

Artikulli paraprakRazije Musa kritikon pediatrit kosovar: Mos ua rekomandoni këtë gjë nënave gji dhënëse
Artikulli i rradhës Fotografitë që përshkruajnë vështirësitë e të qenit nënë gjatë dy viteve të para

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.