Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë duhet të dini para se të mbeteni shtatzënë

Femina 21/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur të keni vendosur apo planifikuar se doni të keni një fëmijë, kujdesi për një jetë të re fillon që tani. Kujdesi para lindjes nënkupton këshillimin, ndjekjen dhe trajtimin tuaj gjatë shtatëzanisë, deri në fillimin e aktivitetit të lindjes.

Objekti i kujdesit para lindjes është që të sigurojë çdo grua shtatëzënë se shtatëzania do të përfundojë me lindjen e një fëmije të shëndetshëm dhe pa dëmtuar shëndetin e nënës.

Kontrolli i kujdesshëm para lindjes ju ndihmon të ruani shëndetin gjatë shtatëzanisë, zbulon në kohë dhe bën të mundur trajtimin e patologjive dhe krijon kushtet për lindjen e një fëmije të shëndetshëm dhe në kohën e duhur. Kjo bën të mundur gjithashtu dërgimin tuaj në qendra më të specializuara, në rast se keni probleme.

Shtatëzania është një ngjarje fiziologjike, e natyrshme në jetën tuaj, por në 5-20% të rasteve mund të ndërlikohet me procese patologjike, të cilat rrezikojnë shëndetin tuaj apo të fëmijës.

Mbarëvajtja e shtatzanisë varet nga shëndeti para saj, prandaj këshillimi para se të mbeteni shtatzënë, është pjesë e rëndësishme e kujdesit para lindjes.

Ky lloj këshillimi i jep përparësi gjithashtu shtatzanive të planifikuara. Ai merr rëndësi të veçantë, sepse zbulon në kohë rastet të cilat duhen trajtuar që herët, sikurse janë ato me diabet mellitus, hipertension apo sëmundje të tjera metabolike apo të trashëguara.

Gjërat që duhet të dini para se të mbeteni shtatzënë

-Identifi kimi i rreziqeve të mundshme, nëpërmjet historisë riprodhuese dhe mjekësore familjare, gjendjes së ushqyerjes, ekspozimit ndaj ilaçeve, helmeve dhe problemeve sociale, për çdo grua që mendon të mbetet shtatzënë.

-Identifikimi i sëmundjeve ekzistuese dhe gjetja e rrugëve për të parandaluar problemet qe rrjedhin prej tyre.

-Përcaktimi i gjendjes gjenetike të çiftit.

-Diskutimi i gjendjes së imunizimit (vaksinimet që keni bërë deri tani).

-Kryerja e analizave të ndryshme,të cilat mund të jenë të nevojshme për gjendjen tuaj

tani.

-Këshillimi mbi ushqyerjen, mbipeshën apo nënpeshën.

-Diskutimi mbi gjendjen sociale dhe financiare.

-Vlerësimi i kujdesit para lindjes dhe përparësitë që ai ofron përgjatë shtatzanisë, lindjes dhe periudhës së lehonisë.

Qëllimi i kontrollit të mirë gjatë shtatëzanisë është të sigurojë shëndetin tuaj dhe të ruajë bebin të jetë I shëndoshë deri në lindje.

Kontrolli gjatë shtatzënisë mund të realizohet si në hapat e mëposhtëm

– Kontrolli para lindjes duhet t’I nënshtrohet rregullave të caktuara dhe planit individual për çdo nënë të ardhshme.

– Gjatë shtatzanisë duhet të bëhen disa vizita dhe këto të realizohen nga një personel i kualifikuar.

– Gjatë këtyre vizitave duhet të diagnostikohen problemet e mundshme dhe faktorët e rrezikut për ju dhe bebin.

– Duhet të vlerësohet me kujdes mirëqenia e bebit.

– Gjatë kësaj periudhe duhet të sigurohet edhe një edukim i vazhdueshëm shëndetësor për ju si nënë e ardhshme.

Mos harroni se vizitat para lindjes janë shumë të rëndësishme dhe se kontrolli juaj dhe i bebit, sado i rrallë, është gjithmonë më mirë se sa të mos kontrolloheni fare.

/ Gazeta Shneta

Artikulli paraprak7 Këshilla se si të parandaloni bebin tuaj të ju kafshojë gjatë gjidhënies
Artikulli i rradhës Këto janë sekretet që ndihmojnë të mbeteni shtatzënë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.