Paracetamoli njihet si një nga barërat analgjetik më të efektshëm ndaj dhimbjeve. Por, në lidhje me këtë, ekziston pyetja e bërë shpesh: A duhet të marrim paracetamol gjatë shtatzënisë?
Përgjigja është po. Megjithatë, përpara se të përdorni çfarëdo medikamenti gjatë shtatzënisë, qoftë ai edhe vetë paracetamoli, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
Paracetamoli për shtatzëni preferohet për trajtimin e dhimbjeve të lehta dhe temperaturës së lartë.
Deri më tani, nuk ekziston ndonjë dëshmi e fortë shkencore që paracetamoli të shkaktojë dëme në mitër.
Shkrimi është marrë nga portali Telegrafi.