Mënyra se si qajmë dhe përbërja e lotëve që kohëve të fundit shkencëtarët arrijnë të dallojnë nivelet e një proteinë që shkakton sëmundje të rrezikshme.
Ato mund të gjejnë dallimet e koncentrimit të kësaj proteine të veçantë, alfa-synuclein, në lotët e njerzëve.
Bëhet fjalë për sëmundjen e Parkinsonit, e cila është edhe vdekjeprurëse, derisa lotët e njerzëve me këtë sëmundje dallohen qartë, transmeton Gazeta Shneta.
Biomarkuesit mund të zbulohen thjesht në lotë duke mundësuar mjekëve të diagnostikojnë sëmundjen neurologjike që prej një në 500 njerëz.
Testi pra, mund të ndihmojë në zbulimin e sëmundjeve para se simptomat të zhvillohen duke lejuar mjekët të përshkruajnë trajtime të tilla si ilaçe për të vendosur dopaminën në tru.
Studime të mëtutjeshme janë planifikuar në grupe më të mëdha për të hetuar nëse këto ndryshime proteinash mund të zbulohen në lot në fazat më të hershme të sëmundjes.
Gjetjet e këtij studimi u publikuan në takimin e 70 vjetorit të Akademisë Amerikane të Neurologjisë në Los Anxhelos./Gazeta Shneta/