Dendësia e rritur në gji është një nga rreziqet kryesor për zhvillimin e kancerit të gjirit, si dhe hulumtimi i ri i publikuar në BMC Public Health sugjeron se sheqeri lidhet me këtë gjendje shëndetësore.
Konsumi i sheqerit është trefishuar 50 vitet e fundit. Ky konsum i tepruar duket e çon në disa probleme shëndetësore, kryesisht ato kronike, i: diabeti, tensioni i lartë dhe kanceri, përfshirë edhe kanceri i gjirit, transmeton Gazeta Shneta.
Duke pasur parasysh se kanceri i gjirit është një nga kanceret më të zakonshëm në mesin e grave në të gjithë botën, hulumtimi në modifikimin e faktorëve, siç është në sjelljet dietale, është shumë i rëndësishëm për nga pikëpamja parandaluese.
Në studimin e publikuar, BMC vlerësuan lidhjen në mes ushqimeve të ëmbla dhe densitetit të gjirit, një nga faktorët më të fuqishëm të kancerit të gjirit.
Dendësia e gjirit është një masë e përqindjes së zënë në gji nga indet epiteliale dhe stomale në krahasim me yndyrën. Prandaj, konsiderohet të pasqyrojë sasinë e indeve jo-yndyrore të gjirit.
Kanceri i gjirit zakonisht lind në qelizat epiteliale dh erritja e numrit të përgjithshëm të këtyre qelizave besohet të rrisë rrezikun nga kanceri më i zakonshëm tek gratë. Kjo nënkupton se rritja e dendësisë së gjirit shton rrezikun e zhvillimit të kancerit.
Analizat e BMC kanë treguar se konsumi i shpeshtë i pijeve me sheqer lidhet me dendësinë e gjirit tek gratë në menopauzë dhe se konsumi i ushqimeve të lartë në sheqer ka të njëjtën lidhje.
Reduktimi i konsumit të përditshëm të sheqerit mund të jetë pjesë e një plani global të shëndetit publik për të promovuar shëndetin në përgjithësi, për të reduktuar obezitetin dhe për të zvogëluar rrezikun e disa sëmundjeve kronike përfshirë kancerin e gjirit./Gazeta Shneta/