Një nënë e dy fëmijëve është duke bërë mijëra paund nga shitja e qumështit të gjirit me kërkesë të meshkujve, të cilët e përdorin si steroide për ushtrime fizike.
Rafaela Lamprou nga Qipro, lindi djalin e saj Anjelon i cili është shtatë muajsh, por trupi i saj prodhonte më shumë sasi të qumështit të gjirit.
‘Ishte shumë, unë nuk e dija çfarë të bëja me të’, tregon Rafaela, shkruan Indepedent, transmeton Gazeta Shneta.
Në fillim, ajo dhuroi qumështin e saj për nënat që kishin mungesë të gjirit, derisa burrat çdo herë e më shumë afroheshin.
Pasi e kuptoi që ishte një numër i madh i burrave që kërkonin qumësht të gjirit, ajo vendosi të shesë qumështin e saj, dy litra, sa prodhonte çdo ditë tek meshkujt.
Edhe përse ajo nuk e dinë se çfarë bëjnë njerëzit me këtë qumësht, por si duket ky fakt nuk e shqetëson shumë.
Në anën tjetër, profesori sportiv, Brian St Pierre, tha se meshkujt që ushtrojnë e konsumojnë qumështin e gjirit, sepse ajo ka shumë kalori dhe lëndë ushqyese të dendura.
Megjithatë nuk ka ndonjë studim që e mbështet këto pretendime madje një qumësht i gjirit mund të jetë me rrezik nëse prodhohet nga një trup që ka sistem imunitar të dobët./Gazeta Shneta/