Një çift nga Gjeorgjia para disa vitesh u akuzuan nga gjykata për vrasjen e foshnjës 10 muajshe, pasi nëna kishte përzirë qumështin e gjirit me ujë.
Këtë kishte bërë me qëllim që ta shtonte sasinë, ndërsa nuk e dinte se po rrezikonte me vdekje fëmijën e saj, transmeton Gazeta Shneta.
Pediatrit alarmojnë se foshnjat në gjashtë mujorin e parë nuk guxojnë të pijnë ujë pasi kjo mund të jetë vdekjeprurëse.
Foshnja hidratohet duke pirë qumështin e nënës ose qumështin formula, shkruan DailyMail.
Mjekja Ashanti Ëoods nga Qendra Mjekësore në Baltimore, thotë se prindërit nuk duhet asnjëherë të hollojnë qumështin e gjirit ose formulën, me ujë.
“Elektrolitet e foshnjës janë në nivele fikse dhe nuk përshtaten me ndryshimet. Nëse niveli i tyre është i ulët, atëherë mund të rezultojë me letargji ose vdekje”, thotë ajo. /Gazeta Shneta/