Gjatë ditës së sotme, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri së bashku me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell dhe shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, kanë vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ministri Tahiri ka deklaruar se konkursi për zgjedhjen e drejtorit të IML-së do të jetë fer dhe i pa ndikuar politikisht.
“Jemi të interesuar të nisim kapacitetet si ministër jam i interesuar për kuadro të reja. Ftoj të gjithë ata që mendojnë se i plotësojnë kushtet të aplikojnë. Konkursi do të jetë fer”, ka shtuar ai, raporton ekonomiaonline.
Ambasadori O’Connell tha se rekrutimi i drejtorit të ri të Institutit është i rëndësishëm.
Sipas tij, kjo është dëshmi se Qeveria ka qenë e përkushtuar që të gjejë zgjidhje dhe rekrutimi të bëhet në bazë të meritës.
“Nuk mund të garantoj se do të jetë zgjedhja në bazë të meritës, por pasi ka dështuar dy herë ky proces të zhvillohet në bazë të meritës. Nëse në Kosovë do të ketë rekrutim në bazë të meritës, kjo është e ardhmja e Kosovës”, ka deklaruar ambasadori. /Gazeta Shneta/