Çfarë është bota e bebes para se të vijë në këtë botë? Disa mund të thonë se është placenta, e cila siguron mbrojtjen dhe imunitet të hershëm, jep lëndë ushqyese dhe oksigjen.
Por, përtej asaj që ofron placenta, disa gjëra të tjera të mrekullueshme po ndodhin me zhvillimin e shqisave të foshnjës.
Embrioni prek dhe ndjen botën rreth tij në javën e 5 të shtatzënisë, së pari sepse buzët dhe hundët e bebes zhvillohen shumë herët, transmeton Gazeta Shneta.
Nga java e 9, fetusi mund të shijojë, dhe pas javës së 13 deri në atë të 15, shija e lëngut amniotike ndryshon vazhdimisht në bazë të asaj që nëna ha.
Një fëmijë në zhvillim mund të dëgjojë gjithashtu, shumica e tingujve janë lëvizja e stomakut dhe zorrëve të nënës, dhe gjaku që kalon përmes enëve.
Por, një fëmijë në zhillim mund të dëgjojë zëra nga jashtë mitrës. Nga java e 24 një foshnje arrin të njeh dhe qetësohet nga zëri i nënës.
Dhe në javën e 28, ndjenja e aromës së foshnjës merr nga ajo që nëna ha dhe thithë, të cilat kalojnë nga gjaku i saj përmes placentës tek lëngu amniotike.
Edhe ndjenja e shikimit mund të jetë duke u stimuluar nga ndonjë dritë që vjen përmes mitrës, veçanërisht kur nëna është në një ambient më të ndritshëm.
Po ashtu, nëna ndjen edhe goditjet e lehta dhe të ëmbla të bebes./Gazeta Shneta/