Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto simptoma tregojnë se jeni duke zhvilluar infeksion gjatë shtatzënisë

Femina 13/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lindita Myzyri, një mjeke obstetër-gjinekologe ka folur për simptomat të cilat janë indikator i infeksioneve gjatë periudhës së shtatzënisë.

Në rastin e infeksioneve mykotike gruaja ankon për të kruajtura nga poshtë, shtim të sekrecioneve, sekrecione të ujshme, më ngjyrë dhe që vijnë erë. Normalisht çdo femër ka sekrecione vaginale të cilat e mbajnë organin të lubrifikuar, por janë të pastra.

Në rastin e infeksioneve urinare, gruaja ankon urinimin e shpeshtë dhe djegie gjatë urinimit. Zakonisht kjo ndodh më shpesh në tremujorin e dytë dhe të tretë sepse vezika urinare shtypet nga mitra, por që duhet të dimë ta dallojmë. Nëse jemi në tremujorin e parë dhe gruaja thotë që urinoj shpesh dhe kam djegie gjatë urinimit, patjetër që duhet të tërhiqet vëmendja e mjekut që të hulumtojë më shumë.

Cilët janë ato elemente që duhet të shtojë një femër në përkujdesjen e higjienës së saj, apo veshje gjatë shtatzënisë?

E para, përveç higjienës që e folëm më lart, shumë e rëndësishme është që të mbajnë veshje pambuku, mbathjet dhe reçipetat duhet të jenë të pambukta. Të jenë të lirshme, jo të shtrënguara dhe në asnjë mënyrë tanga. Jo pantallona të shtrënguara (megjithëse sot ka të posaçme me pjesën shtesë tek barku që rritet sipas moshës së shtatzënisë), jo vetëm në bel, por as në pjesën e vitheve të mos mbajnë rrip.

Një rëndësi të veçantë ka dhe mënyra e të ushqyerit, stili i jetesës, kushtet social-ekonomike. Kur themi mënyra e të ushqyerit, gruaja shtatzënë ka një trajtim paksa të veçantë gjatë shtatzënisë, dhe nuk do të thotë fare nëse ke mundësi ekonomike ose jo, pasi ka dieta dhe për ata nëna që nuk kanë një ekonomi të mirë në familje. Prandaj në kartelë merret një anamnezë shumë e gjatë, bëhen shumë pyetje midis të cilave edhe ajo për kushtet ekonomike-sociale, jo për të paragjykuar gruan shtatzënë por që mjeku të ndërtojë një skemë/ strategji se si do e trajtojë këtë grua shtatzënë, si do e këshillojë në varësi të kushteve sociale, ekonomike e arsimimit. Sigurisht protokolli është i njëjtë për të gjitha, por mënyra se si i zgjedhim fjalët është shumë e rëndësishme. Nuk mund t’i themi një gruaje ha banane kur ajo nuk ka mundësi ta marrë. Nuk mund t’i themi ha brokoli çdo ditë kur nuk ka mundësi ta marrë. Por, nëse ne i themi a ke fasule në shtëpi dhe ajo thotë po, ne i themi ha fasule tre herë në ditë, sepse zëvendëson pikërisht atë që thamë më lart. Nuk mund t’i themi gruas ha djathin në mëngjes, drekë, darkë, por nëse e pyesim a ke gjizë, dhe ajo thotë po, i themi ha një lugë gjelle gjize në mëngjes, drekë dhe darkë.

Trajtimi?

E para femrës i jepen këshillat se si të lahet, çfarë të mbajë, çfarë të veshi. Në varësi të dëmtimit të organit, shkallës së infeksionit, patjetër që mjekohet. A zgjat? Kjo është në gjykimin e mjekut. Mund të zgjasë 3 deri në 7 ditë mjekimi dhe siç e theksuam më lart, mund të mjekohet vetëm femra shtatzënë, por në të shumtën e rasteve duhen mjekuar të dy partnerët.

Disa këshilla?

E para, kujdes me higjienën personale. Është e para dhe kryesorja, sepse ndryshimin e hormoneve nuk e shmangim, është biologjik, normal, fiziologjik. Kujdes me veshjet, përdorni vetëm veshje të pambukta dhe jo të shtrënguara. Shmangni përdorimin e linesve ditore sepse bëhen shkak për favorizimin e mëtejshëm të infeksioneve ordinere vaginale, qoftë mykotike, bakteriale, apo për infeksionet e rrugëve të poshtme urinare. Për shqetësimin më të parë drejtohuni tek mjeku./ Shendeti.com.al

Artikulli paraprakKujdes: Ky mund të jetë numri maksimal i prerjeve cezariane që një grua mund të ketë
Artikulli i rradhës Valdrin Sahiti me një dedikim të veçantë për foshnjën që po i vjen në jetë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.