Jodi është një nga mineralet ushqyese më të rëndësishme për foshnjën dhe nënën, pasi luan rol në zhvillimin e trurit të fëmijëve dhe madje në gjëndrat tiroide të fëmijës.
Doza e rekomanduar e sasisë së jodit është 150 mikrogramë. Mjekët këshillojnë 200, ndërsa kur është fjala për shtatzënat – edhe deri në 300 mikrogramë.
Jod më së shumti mund të gjeni në peshkun e detit dhe në alga.
Karota, lulelakra, artiçoka, spinaqi, pastaj diç më pak – produktet e qumështit dhe – te ne – uji mineral janë të pasur me jodin e zbërthyer në mënyrën natyrale. /Telegrafi/