Është mirë që t’i shqyrtoni mundësitë tuaj përpara kohës, kështu që mamia juaj mund të punojë me lindjen tuaj.
Ekzistojnë shumë mundësi për nxitjen e lindje pa përdorimin e medikamenteve. Disa nga masat më të thjeshta që mund të ndërmerrni janë:
Stimulimi i gjoksit apo masazhi i gjirit
Ushqimet pikante
Marrëdhënia seksuale
Akupunktuar
Ilaçet bimore
Homeopatia
Osteopatia
Megjithatë, shumica e këtyre masave natyrale për nxitjen e lindjes nuk funksionojnë përderisa trupi dhe foshnja nuk janë të gatshme për lindje.
Mamia ose mjeku juaj obstetër mund t’iu ofrojë gjithashtu që të kryeni një spastrim membrane. Kjo përfshin një ekzaminim vaginal, ku mamia juaj do të shtrijë butësisht qafën e mitrës dhe do të ndajë membranat jashtë pjesës së brendshme të murit të vaginës tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo mendohet të stimulojë lirimin e hormoneve të lindjes.
Shumë hulumtime konfirmojnë se gratë që nuk i nënshtrohen procedurave kanë gjasa që lindja e tyre të shtyhey deri në javën e 42-të të shtatzënisë. Me fjalë të tjera, pastrimi i membranës mund të zvogëlojë nevojën për nxitje të lindjes./Gazeta Shneta/