Gratë me mbipeshë kanë një rrezik më të lartë të lindjes së foshnjave biologjikisht më të vjetra.
Kjo do të t hotë se ata janë më të ndjeshëm ndaj kushteve të lidhura me moshën siç janë sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2 në jetën e mëvonshme , tregon kështu një studim i ri, transmeton Gazeta Shneta.
Botuar në revistën BMC Medicine, studimi gjeti një lidhje të fortë mes indeksit të trupit të nënës, madje para se ajo të mbetej shtatzënë dhe një gjatësi më të shkurtër telomere në kromozomet e foshnjës.
Krahasuar me foshnjat e nënave me indeks trupor normal, të sapolindurit e nënave me mbipeshë janë më të vjetër në nivel molekular.
Qelizat e këtyre foshnjave kanë një jetëgjatësi më të shkurtër. ‘’Pra, mbajtja e një trupi të shëndetshëm gjatë moshës riprodhuese të një gruaje mund të promvojë jetëgjatësinë molekulare në pasardhësit’’, thotë prof. Naërot.
Norma normale e indeksit trupor shihet të jetë 18.5 deri në 24.9 për të rriturit.
Ky studim shton më shumë mbështetjen për rëndësinë e ndryshimit të jetesës, jo vetëm kur jeni shtatzëni por rëndësi edhe gjatë planifikimit të foshnjës./Gazeta Shneta/