Mike Kliebert është një ndër personat që di të sillet me aligatorë. Këtë herë ai është përballur me një reagim të ashpër.
Ai njihet ndryshe si ‘T-Mike, mbreti i aligatorëve’ dhe ka përfshirë një zvarranik për ta bërë pjesë të një feste me miqtë e tij. Ndërkohë që pjesa më e madhe e prindërve zgjedhin të presin një tortë ose të hedhin tullumbace për të zbuluar gjininë e fëmijës, ai e bëri me anë të aligatorit.
Melody Kleibert, bashkëshortja e tij shpërndau videon e momentit të festës në shtëpinë e tyre në Luiziana.
Profesionisti i dha të kafshojë një tullumbace me ngjyrë, e cila tregoi se familjes së tyre do ti shtohet një djalë. Menjëherë pasi pamjet u bënë virale, filluan komentet negative që i thonin se po abuzonte me të, duke e konsideruar si një akt injorant. /albeu.com/
https://youtu.be/dvoUib2-6Yc