Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenja e verdhë në gjoks gjatë gji dhënies, sa është e rrezikshme dhe çka duhet të kemi parasysh

Këshilla për shtatzëna 29/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mavijosja ndodh kur enët e holla të gjakut nën lëkurë, si rezultat i përplasjeve, shkaktojnë sasi të vogla të gjakderdhjes.

Ushqyerja me gji nganjëherë mund të shkaktojë mavijosje, sidomos nëse foshnja kap ose shtrydh indin e gjirit ndërkohë që ushqehet. Pompimi mund të krijojë herë pas here mavijosje rreth thithave, ose pjesa që i bashkëngjitet gjirit, me madhësi të pasaktë.

Një grua që ka mavijosje që shoqërohet me ushqyerjen me gji duhet të flasë me një specialist për laktacion që të pajiset me fllanxhë të saktë madhësie, transmeton Gazeta Shneta.

Kur të vizitoni mjekun

Në shumicën e rasteve, mavijosja e gjirit mund të trajtohet ose menaxhohet në shtëpi. Megjithatë, një person i cili merr shpesh plagë të mëdha ose nuk është në gjendje të kujtojë lëndimin që shkaktoi mavijosjen, duhet të flasë me një mjek.

Gjithashtu është mirë të telefononi mjekun nëse:

  • Krijohet një gungë mbi plagën
  • Mavijosja nuk largohet brenda 2 javësh
  • Ka shumë mavijosje përreth trupit
  • Ka gjakderdhje të shpeshtë nga hunda ose mishrat
  • Ka gjak në urinë
  • Ka shenja të infeksionit rreth plagës, të tilla si skuqja ose kullimi i lëngut
  • Ka një histori familjare të mavijosjeve ose gjakderdhjeve të tepruara
  • Këto shenja mund të sinjalizojnë praninë e një çrregullimi të koagulimit të gjakut ose ndonjë ndërlikimi serioz.
  • Njerëzit që përjetojnë ndonjë nga këto simptoma duhet të shohin një mjek sa më shpejt që të jetë e mundur për të përjashtuar kushtet më të rrezikshme.

Si t’i trajtoni në shtëpi?

Mavijosjet e zakonshme janë shumë të thjeshta për t’u trajtuar në shtëpi.

Mavijosja në gji mund të trajtohet me një paketë akulli të thjeshtë. Mbështjellni akullin në një peshqir ose rroba dhe lëreni në vendin e mavijosur për rreth 10 minuta. Përsëriteni procesin sipas nevojës për disa ditë pas shfaqjes së parë të plagës.

Acetaminophen-i ose ibuprofen-i gjithashtu mund të lehtësojë dhimbjen dhe ënjtjen. Gratë me mavijosje në gji duhet të shmangin aspirinën, pasi mund ta përkeqësojnë gjendjen./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAligatori që parashikon gjininë e foshnjës
Artikulli i rradhës Lindja e parakohshme mund të parandalohet, nëse ndiqen këto këshilla

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.