Dehidratimi është një gjendje shëndetësore që më së shpeshti mund të haset gjatë periudhës së verës, kur temperaturat janë të larta. Meqenëse organizmi i fëmijës është ende në zhvillim, atëherë duhet kushtuar rëndësi edhe pjesës së hidratimit.
Si një ndër burimet kryesore për hidratim është uji, i cili konsiderohet i pashoq nga perspektiva mjekësore, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithsesi, preferohen edhe lëngjet e frutave. Lëngu i portokallit është më se i rekomanduar gjatë kësaj periudhe, por gjithnjë me kushtin që të jetë i përgatitur në shtëpi, e jo nga ata të fabrikave.
Gjithashtu, këshillohet fëmija të mos konsumojë pije me akull, ngase mund t’i sjelli problemet me fytin.
Si dhe e fundit, por jo me më pak rëndësi, është ndalimi i rreptë i pijeve të gazuara. Ato vetëm se shtojnë më shumë etjen!/Gazeta Shneta/