Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dita Botërore e Autizmit, mjekët kërkojnë diagnostikim të hershëm

Jetë 02/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në ditën ndërkombëtare të autuizmit apelohet për rritjen e ndergjegjesimit për autizmin, si nje çeshtje globale e shendetit publik me theks te veçante ne diagnostikimin dhe ndërhyrjen e hershme, pasi kjo është mundësia më e madhe për të ndërhyrë dhe për të bërë më të lehte rrugën e jetës së fëmijëve me autizëm .

Autizmi, një sëmundje që prek më së shumti fëmijët e moshës 1-2 vjeç, ka njohur rritje vitet e fundit në botë, ndërkohë që mjekët vënë theksin tek kapja në kohë e kësaj sëmundje.  Edhe pse mungojnë statistikat zyrtare për prekshëmrinë e kësaj sëmundje, specialistët përllogarisin se 1% e fëmijëve në vend kanë shfaqur shenja të autizmit.

Referuar evidencave në këtë fushë sot autizmi vjen në raport 1 në 100 fëmijë, pra më e shpeshtë se kanceri, diabeti e SIDA të marra sëbashku. Autizmi mund të identifikohet që në muajt e parë të jetës dhe mund të kuptohen nga një specialist kur fëmija është në muajin e pestë, ndërsa shenjat me të dukshme variojnë nga 18 deri në 36 muajsh.

Cfarë është Autizmi ?

Autizmi është një çrregullim fizik i trurit, që bëhet shkak për një aftësi të përhershme të kufizuar të zhvillimit. Simptomat e shumta të autizmit mund të shfaqen vetvetiu ose të kombinuara me gjendje të tjera shëndetësore, si: zhvillim mendor i vonuar, verbëria, shurdhësia dhe epilepsia.

Çdo fëmijë me autizëm është i veçantë, me gamë të veçantë simptomash dhe sjelljesh. Gjithsesi, si rezultat i studimeve në shkallë të gjerë që janë bërë në harkun e shumë viteve, ku u përfshinë edhe fëmijët me autizëm, janë përcaktuar fusha të gjera ngjashmërie.

Paaftësia e fëmijëve me autizëm për të krijuar aftësi të ndërveprimit shoqëror normal është karakteristika më e dallueshme e autizmit. Simptoma e dytë më e rëndësishme e autizmit janë problemet që kanë të bëjnë me të folurit, gjuhën dhe komunikimin. Afërsisht 40% e fëmijëve me autizëm nuk flet fare.

Simptoma e tretë ka të bëjë me marrëdhënien anormale me sendet dhe ngjarjet. Zakonisht, fëmijët me autizëm nuk janë në gjendje që të ndërveprojnë normalisht me to. Një shenjë tjetër janë reagimet anormale ndaj stimulit shqisor. Fëmijët me autizëm kanë vështirësi ndaj dallimit të tyre.

Simptoma e pestë ka të bëjë me vonesat dhe ndryshimet në zhvillim dhe simptoma e gjashtë është se autizmi fillon gjatë foshnjërisë ose fëmijërisë. Referuar evidencave në këtë fushë sot autizmi vjen në raport 1 ne 100 femijë, pra më e shpeshtë se kanceri, diabeti e SIDA të marra së bashku. /Gazeta Shneta

Artikulli paraprakMënyra më e mirë të edukoni fëmijët tuaj
Artikulli i rradhës Kur duhet t’i bëni strisho fëmijës tuaj

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.