Ndjekja e një diete të rregullt ka rëndësi të madhe gjatë shtatzënisë, e sidomos konsumimi i një ushqimi për ta bërë fëmijën më inteligjent.
Studiuesit britanikë të Universitetit të Bristol, bazuar në një studim mbi 9 mijë familje, kanë zbuluar se konsumi i peshkut dhe produkteve të detit, ndikon për të pasur fëmijë më inteligjentë.
Kjo pasi peshku është burimi kryesor i Omega-3, element shumë i rëndësishëm për zhvillimin e sistemit nervor dhe për të garantuar një shëndet të mirë të zemrës.
Por dobitë e konsumit të peshkut nuk përfundojnë këtu, pasi studime të ndryshme kanë provuar se ndihmon për reduktimin e astmës, depresionit, sklerozës, artritit dhe dhimbjeve reumatike. /noa.al/