Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhimbjet që nuk duhet t’i injoroni gjatë shtatëzanisë

Këshilla për shtatzëna 04/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Young woman sitting on the bed with hard stomach pain
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nënat e reja kanë tendencën të përhapin panik me ndryshimet më të vogla që j’u ndodhin në trup. Por çfarë është normale dhe çfarë jo dhe si mund ta bëni dallimin?

Shtatzënia bën lojëra të çuditshme me trupin tuaj dhe duke marrë parasysh se një krijesë tjetër po rritet brenda jush, nuk habitemi. Për të mos folur për fluksin hormonal, që e bën edhe më të parehatshëm procesin e pritjes së ëmbël, transmeton Gazeta Shneta

Këto dhimbje ta shpifin, por janë normale dhe s’keni pse shqetësoheni:

– Për fatin tuaj të keq, gjatë shtatzënisë duhet të mësoni të bashkjetoni me gazrat dhe kapsllëkun. Është normale, ndonëse ndonjëherë mund të bëhet shumë e dhimbshme, dhe shumë nëna e ngatërrojnë me diçka më serioze.

Për ta shmangur përpiquni të mos hani shumë në një vakt, por të hani disa vakte të vogla. Shmangni ushqimet e thata, konsumoni fibra dhe pini shumë ujë.

– Dhimbja në pjesën e poshtme të barkut, shkaktuar nga lëvizjet e papritura është gjithashtu normale. Bashkë me rritjen e barkut, ligamentet që bashkojnë mitrën me murin e barkut fillojnë të zgjaten duke shkaktuar dhimbje.

Dhimbja zakonisht fillon rreth javës së 12-14 të shtatzënisë dhe bëhet më e theksuar gjatë tremujorit në vazhdim. Lajmi i mirë është që nëse ndaloni së lëvizuri, edhe dhimbja pushon.

– Kontraktimet që zgjasin 1-2 minuta mund t’i përjetoni që tremujorin e dytë të shtatzënisë. Mund të jenë të parehatshme, por zakonisht nuk janë të dhimbshme. Këto kontraktime janë të ngjashme me ato që përjeton kur lind, por jo aq të dhimbshme dhe zgjasin shumë pak.

Nëse keni ndonjë nga shqetësimet e mëposhtme, duhet të shkoni tek doktori:

– Dhimbje therëse e papritur ose që vazhdon gjatë. Mund të jetë apendicit. Ky është rasti më i shpehtë për ndërhyrje emergjente gjatë shtatzënisë. Zakonisht shoqërohet me temperaturë, pamundësi për të ngrënë, marrje mendsh dhe të vjella.

– Dhimbje në pjesën e sipërme djathtas të barkut menjëherë pasi hani. Tretja e ngadaltë e ushqimit sjell boshatisjen e fshikëzës së tëmthit, që mund të shkaktojë gurë në tëmtha.

Nëse nuk është shumë e rëndë, mund të rregullohet me një ndryshim në regjim, shmangien e ushqimeve të thata apo me yndyrë. Në të kundërt duhet hequr, megjithëse në pjesën më të madhe të rasteve ndërhyrja mund të presë deri pas lindjes.

/ Gazeta Shneta

Artikulli paraprakSekreti i modeles Emina Çunmulaj për trup pa strija gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Misteret e shtatzënisë, ja pse foshnja mund të ndjejë aromat nga jasht para se të lindë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.