Derisa shumë lindje vijnë dhe shkojnë pa pasur ndonjë problem, ndonjëherë ka komplikime gjatë procesit të lindjes.
Herë pas here ndodh diçka që parandalon nënë që të lind foshnjën natyralisht, përmes asaj që quhet lindje vaginale.
Një operacion cezarian është një procedurë kirurgjike që përdoret për të lindur një fëmijë me prerje në bark dhe në mitër të nënës, transmeton Gazeta Shneta.
Një operacion cezarian kryhet sa herë që ka shqetësime për shëndetin e nënës ose fëmijës.
Disa arsye për një operacion cezarian mund të jenë:
-Madhësia e fetusit: nëse fetusi është shumë i madh për t’u përshtatur përmes kanalit të lindjes.
-Prezantim jonormal të fetusit: nëse fetusi nuk është në pozicionin e duhur për lindje, atëherë mund të ketë shqetësime që ai ose ajo mund të jetë e mbërthyer në kanalin e lindjes.
-Oksigjeni i ulët, rrahjet e zemrës ose shenjat e tjera të shqetësimit të fetusit, këto mund të shkaktohen nga problemet me placentën ose kordonin e kërthizës.
Çdo njëra nga këto probleme si dhe problemet dhe shqetësimet e tjera shkaktojnë dëme në mitrën e nënës si dhe tek foshnja.
Në disa raste një operacion cezarian mund të planifikohet shumë më herët, apo mund të kryhet në minutat e fundit./Gazeta Shneta/