Rritja e temperaturave shoqërohet relativisht me një fenomen që pak nga ne e dëshirojmë, që njihet i djersa dhe era e keqe e trupit.
Megjithëse një numër i madh mendojnë se era e trupit nuk varet krejtësisht nga ju, ata gabojnë, transmeton Living.
Lista e ushqimeve që hani çdo ditë determinon edhe erën e trupit tuaj, sipas studiuesve.
Birrë apo ujë? Një birrë pas një ditë të lodshme në punë është gjithmonë një ide e mirë, por nëse do t’ju duhej të zgjidhnit ndërmjet saj dhe një gote me ujë bëni mirë të zgjidhni këtë të dytën. Uji ju ndihmon të mbani trupin të hidratuar, eleminon toksinat e ndryshme nga organizmi të cilat dalin në formën e urinës në ndryshim nga birra e cila duke qenë pije alkoolike avullon përmes poreve duke sjellë erë të keqe.
Kafe apo çaj bimor? Çajërat bimorë kanë në përmbajtjen e tyre nivele të larta antioksidantësh, të cilët eleminojnë toksinat e ndryshme nga organizmi dhe detoksifikojnë atë. Kurse sasia e lartë e kafeinës që gjendet tek kafeja është një armik i trupit, kështu që tanimë e dini zgjedhjen që duhet të bëni.
Lulelakër apo mollë? Pavarësisht vlerave të shumta ushqyese si vitaminat, antioksidantët, përbërësit me veti antiinflamatore dhe antibakteriale, lulelakra nuk është aspak një zgjedhje e mirë krahasuar me mollën. Ajo ka në përmbajtjen e saj kolinë, një molekulë shumë e vogël të cilës shkencëtarët po i atribuojnë një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Në të vërtetë nuk bëhet fjalë për një vitaminë të grupit B, por për një faktor të ngjashëm me vitaminat pasi është lëndë ushqyese esenciale e cila mund të sintetizohet nga organizmi. Por, studiuesit kanë pranuar gjithashtu që ajo përgjegjëse për erën e keqe të trupit.
Kungull apo portokall? Ashtu si lulelakra edhe kungulli, perime aq shumë e dashur e stinës së dimrit, ka në përmbajtjen e saj kolinë. Kjo molekulë ushqyese esenciale metabolizohet në trajtën e trimetaliminës. Kjo e fundit ka veti bazike të forta dhe shkakton erë të keqe. Ndërkohë që agrumet përthithen më lehtë nga trupi dhe kanë efekt pastrues për organizmin.
Kos apo qumësht? Mos u habisni, edhe pse kosi është nënprodukt i qumështit ai ndihmon trupin tuaj të mbajë gjithmonë erë të mirë. Substancat aktive të pranishme në kos pakësojnë sasinë e përbërjeve sulfite që shkaktojnë aromë të pakëndshme. Qumështi nga ana tjetër përmban kolinë që mund të shkaktojë erë të keqe të trupit./
Burimi:”BRIGHT SIDE”