Në këtë kaos të lumturisë, si e përballon një çift stresin? Derisa data e përcaktuar vjen shumë shpejt, prindërit e shqetësuar vështirë se kanë kohë për relaksim.
Por nuk duhet të jetë kështu. Ka shumë mënyra që partnerët të kenë kohë për vete dhe të shijojnë pushimet.
Për një kohë të gjatë, derisa foshnja rritet, çifti mund të kalojë kohë të mirë duke shikuar një film.
Poashtu, seksi është një mënyrë e mirë dhe e sigurt në mënyrë që të argëtoheni, ju dhe partneri juaj, transmeton Gazeta Shneta.
Zvogëlon stresin dhe gjithashtu i jep pelvikut tuaj disa stërvitje, sidoqoftë duhet të keni kujdes me pozitën e seksit gjatë shtatzënisë.
Nuk janë vetëm nënat ato që bëjnë punën më të madhe gjatë lindjes, derisa baballarët kujdesen për disa gjëra të vogla.
Në fakt, qëndrimi në spital mund të jetë edhe më i gjatë sa keni menduar kështu që duhet të sigurohet foshnja nga pelenat e deri tek gjërat e tjera më të mëdha.
Ardhja e një fëmijë mund të jetë një ndjenjë shumë e bukur, edhe përse fillon një periudhë kur gjumi është luks.
Këto janë disa nga mënyrat me të cilat prindërit mund të ndajnë kohë të mira së bashku, ato sigurojnë kënaqësi dhe vendimmarrje./Gazeta Shneta/