Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trenerja e palestrës humbi 25 kilogramë pas shtatzënisë – tregon sekretin

Femina 14/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Trainerja e palestrës, Tiffiny Hall, tregon se pas lindjes së fëmijës i kishte humbur 25, për një periudhë prej 7-muajsh.

33-vjeçarja australiane, ka zbuluar se muajve të kaluar ka shpenzuar nga pak kohë çdo ditë për t’i rikthyer format dhe për ta arritur shëndetin maksimal, transmeton Telegrafi.

Gjatë shtatzënisë ajo i kishte shtuar saktësisht 30 kilogramë, ndërkaq qysh kur e ka lindur djalin e saj Arnoldin, ajo i ka humbur të gjitha ato kilogramë – e të gjithë rrugëtimin e saj e ka dokumentuar përmes rrjeteve sociale.

Ajo ka treguar se në fillim nuk kishte mundur ta bënte asnjë pompë, por ngadalë e kishte fituar forcën dhe qëndrueshmërinë për të ushtruar gjashtë ditë në javë me intensitet të lartë 20-minutësh.

Suksesin e saj ajo ia dedikon konsistencës dhe disiplinës, ndërkaq tregon se gjithashtu nuk iu ishte përmbajtur ndonjë diete sepse ende është duke e ushqyer beben me gji.

Por, ajo thotë se çdo mëngjes është ushqyer shëndetshëm.

Sa i përket ushtrimeve fizike, ajo e ka aplikuar regjimin e saj stërvitor të quajtur ‘TIFFXOBerry’, ndërsa në mëngjes ka konsumuar smoothie me avokati për të pasur energji gjatë ditës.

Për drekë, në vend se të hante shumë karbohidrate, ajo kryesisht kishte konsumuar sallata, por gjithmonë ishte siguruar të konsumonte mjaft proteinë.

Artikulli paraprakNëna, kujdes me lapsat: Ky djalosh 2-vjeçar për pak humbi jetën nga pakujdesia
Artikulli i rradhës 4 ushqimet që rrisin furnizimin e gjirit me qumësht

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.