Hulumtuesit thonë se spermatozoidi njerëzor në përgjithësi është në vitalitetin më të madh dhe “noton” më shpejt në dimër dhe në pranverën e hershme, duke e bërë më të lehtë që çiftet të konceptohen gjatë atyre muajve.
Hulumtuesit zbuluan se përqendrimi i spermës dhe përqindja e lëvizshmërisë së shpejtë – aftësia për të lëvizur në mënyrë spontane dhe të pavarur – bie ndjeshëm nga pranvera në verë dhe vjeshtë, duke u rimëkëmbur në dimër dhe në pranverën e hershme. Struktura fizike e qelizave të spermës është gjithashtu më e shëndetshme në muajt e dimrit dhe fillim të pranverës, sipas studimit të botuar në Journal Amerikane të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtuesit testuan 6.455 mostra të semenit gjatë tre viteve. Sasia e fuqishme e spermës në këto muaj shpjegonte shkallën më të lartë të lindjeve në vjeshtë, që do të thotë normat më të larta të konceptimit vinin nga dimri dhe pranvera e hershme e kaluar.
Për shembull, subjektet në studim prodhuan rreth 70 milionë spermatozoid për mililitër gjatë dimrit dhe 68 milionë në mililitër në pranverë, nga të cilët 5 dhe 3 për qind respektivisht u konsideruan të kenë lëvizshmëri “të shpejtë”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e sheh si përcaktues çdo gjë mbi 15 milionë spermatozoid për mililitër të spermës, si një numër i zakonshëm i spermatozoideve.
Hulumtuesit vunë në dukje se studimet e tjera janë të nevojshme për të gjetur lidhjen e saktë midis stinës së vitit dhe shëndetit të spermës, por disa ekspertë sugjerojnë variacionet e hormoneve dhe ekspozimin ndaj dritës së diellit si faktorë të mundshëm./Gazeta Shneta/