Forma dhe masa e gjirit do të ndryshojë
Në fillim gjinjtë tuaj do të bëhen të fortë e do të ndieni dhimbje. Mund të merrni ibuprofen për t’u qetësuar. Por mos u shqetësoni sepse situata do t’i rikthehet normaliteitt dhe gjinjtë do të zbuten përsëri.
Trupi juaj kujdeset për “mbetjet”
Çfarë ndodh me qumështin që prodhon gjiri kur nuk i jepni më fëmijës të pijë?
Si fillim gjinjtë do të mbushen me qumësht si zakonisht, i cili absorbohet në mënyrë të natyrshme në trup, derisa të ndalojë prodhimi i tij.
Mund të ndodhë që të duhen disa muaj që trupi juaj të heqë plotësisht qumështin e papërdorur. Për fat të keq, kjo do të thotë që mund të përjetoni disa simptoma të bezdisshme dhe të dhimbshme gjatë kësaj kohe.
Hormonet tuaja do të “zgjohen”
Siç kemi ndryshim hormonesh gjatë shtatzanisë apo pas lindjes, hormonet do të ndryshojnë edhe kur të ndërprisni gjidhënien. Prolaktina dhe oksitocina, të cilat rriten gjatë ushqyerjes me gji, bien kur përfundon dhënia e gjirit, ndërsa hormonet e tjera si estrogjeni, progesteroni dhe hormoni stimulues i folikulave (FSH) rriten. Për këtë shkak mjekët këshillojnë të bëni ndërprerje graduale dhe jo të menjëhershme të gjirit.
Ju mund të përjetoni trishtim
Për shkak të ndryshimeve hormonale edhe emocionet tuaja mund të përjetojnë ndryshime drastike./pernenat.al/