Shtatzënia shënon fillimin e udhëtimit tuaj drejt amësisë. Pra, nuk është befasi që gratë shtatzëna duhet të jenë tepër të kujdesshme për atë që hanë dhe pinë.
Një studim i fundit nga Universiteti i Kalifornisë pohon se disa kimikate në ushqimet moderne mund të shkaktojnë komplikime të ndryshme gjatë shtatzënisë.
Kimikatet si: kafeina, alkooli dhe merkuri mund të çojnë në probleme të zhvillimit të fetusit dhe defekteve të lindjes, transmeton Gazeta Shneta.
Ushqimi i konservuar përmban një kimikat që quhet bisphenol ose BPA, i cili mund të çojë në shumë probleme duke përfshirë hiperaktivitetin, agresionin dhe problemet riprodhuese gjatë shtatzënisë.
Ndërkohë që një pjesë e mishit të kafshëve është e pasur me minerale dhe është e ngarkuar me vitamina, mishi i papërpunuar ose i pa gatuar është një shtëpi për parazitët apo bakteret si salomnellla dhe listeria.
Djathi i butë dhe qumështi i pastër poashtu mund të jetë një problem shumë i madh gjatë shtatzënisë./Gazeta Shneta/