Një çift ishte i bllokuar përreth 2 orë në trafik teksa po kthehej nga një udhëtim me dy vajzat e tyre: Malena 3-vjeçe dhe Harper vetëm 3-javëshe.
Kur mbërritën në shtëpi, ata vendosën 3-vjeçaren në shtrat pasi ishte lodhur gjatë rrugës, ndërsa vajzën e vogël e lanë edhe pak në ulëse makinës sepse nuk donin t’i prishnin gjumin.
Por pas pak ata vunë re se vajza nuk ishte në rregull dhe teksa i ati e mori në krahë, nofullat e saj filluan të shtrëngoheshin shumë, buzët morën ngjyrë blu dhe filloi t’i dilte shkumë e bardhë nga goja e hundët.
Të habitur nga çfarë po shihnin, prindërit morën menjëherë rrugën për në spital.
‘Gjatë gjithë rrugës im shoq më pyeste nëse vajza po merrte frymë, por isha aq e tronditur saqë nuk e kuptoja. Kisha vetëm një frikë: humbjen e vajzës”,- rrëfen nëna momentet e tmerrit.
“Megjithatë sapo e çuam në spital, mjekët ishin në gjendje të stabilizonin gjendjen e vajzës dhe na shpjeguan se ajo kishte vuajtur nga privimi i theksuar i oksigjenit pasi qëndroi në sexholino për gati dy orë. Shpenzimi i më shumë se një orë në sexholino mund të ulë ndjeshëm nivelet e oksigjenit të foshnjave. Pasi u hoq nga sedilja e makinës, rritja e menjëhershme e oksigjenit shkaktoi tronditjen e trupit. “- tregon ajo për vajzën 3-javëshe.
Çifti e ka bërë publike këtë histori për t’i dhënë nje mesazh të gjithë prindërve që të bëjnë kujdes kur udhëtojnë me fëmijë të vegjël.