Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

10 metodat për parandalimin e të ngelurit shtatzëninë

Këshilla për shtatzëna 22/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
oral contraceptive pill
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çiftet që janë aktiv seksualisht por që duan të shmangin një shtatzani duhet të jenë në dijeni për mundësitë e shmangies.

Ne kemi përgatitur një listë me 10 metodat kontaceptive më të përdorura dhe më të sigurta.

Kondomët për meshkujt
Kondomët janë të vetmët tipe kontraceptivësh që ofrojnë edhe mbrojtje nga SST-të dhe sipas (Center for Disease Control) CDC ato janë efektivë në 80% të rasteve.

Kondomët për femra
Kondomët për femra mund të gjenden në farmaci pa rekomandimin e mjekut dhe mund të përdoren në mungesë të kondomëve për meshkuj, pra duhet të theksohet që nuk duhet të përdoren të në të njëjtën kohë. Sipas CDC kjo metodë është e sigurt në rreth 79% të rasteve.

Diafragmat
Diafragma është një metodë kontraceptive barrierë e cila vendoset në brendësi të vaginës. Është e rëndësishme që në të të aplikohet edhe spermicidë përpara çdo përdorimi. Sipas CDC kjo metodë është e sigurt në 90% të rasteve kur përdoret së bashku me spericidin.

Kupa cervikale
Kupa cervikale është një kupë e butë prej silikoni që vendoset thellë në vaginë dhe ndalon spermatozoidet të arrijnë vezët. Sipas CDC kjo metodë është e sigurt në 70-85% të rasteve.

Sfungjeri
Sfungjeri kontraceptiv është një metodë kontraceptive që mund të merret pa rekomandimin e mjekut dhe përbëhet nga një sfungjer që përmban spermicidë, i cili vendoset thellë në vaginë në mënyrë që të bllokojë hyrjen e mitrës. Kjo metodë është e sigurt në 76-88% të rasteve.

Spermacidi
Spermacidi është një substancë kimike që çaktivizon spermatozoidët. Ky kontraceptiv përdoret me metoda të tjera kontraceptive si barrierat apo kondomët. Sipas CDC nëse përdoret e vetme kjo metodë është efektive në 71% të rasteve.

Pilulat kontraceptive
Pilulat kontraceptive është metoda kontraceptive më e përdorur në botë. Ka një numër të madh të kompanive që prodhojmë pilula të tilla dhe disa prej tyre nëse përdoren siç duhet ofrojnë mbrojtje në 99% të rasteve.

Fashat kontaceptive
Sipas CDC fashat kontraceptive janë efikase në 99% të rasteve nëse përdoren në mënyrën e duhur. Këto fasha vendosen në kurriz, në stomak, në kofshë ose në pjesën e sipërme të krahut dhe duhet të mos hiqen për 3 javë. Gjithsesi përdorimi i kësaj metode ka një rrezik të ulët për irritim të lëkurës.

Kontraceptivët me injeksion
Këto kontraceptivë injektohen nga doktori çdo 12 javë. Sipas CDC nëse kjo metodë përdoret siç duhet, pra nëse injeksioni merret në kohën e duhur, është efektive në 90% të rasteve.

Kontraceptivët e emergjencës
Në rastet e seksit të pambrojtur ose në rast se metoda kontraceptive e përdorur ka dështuar, ju mund të përdorni kontraceptivët e emergjencës për të minimizuar mundësinë e një shtatzanie. Sipas CDC, nëse përdoret brenda 5 ditëve nga kryerja e marrëdhënies seksuale kjo metodë është efektive në 99.9% të rasteve.

Artikulli paraprakHumbi foshnjën, vendosi ta shprehë pikëllimin nëpërmjet fotografive
Artikulli i rradhës Ja çfarë thonë yjet për ditën e sotme, 23 prill 2018

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.