Nëse keni temperaturë gjatë shtatzëni së, gjëja më e mirë që mund të bëni në kushte shtëpie është të pini sa më shumë ujë dhe pushoni. Qëndroni në shtrat nëse ndiheni keq, por kujdes me temperaturën e ambientit, pasi që nuk preferohet as për ju dhe as për fëmijën që të djersiteni.
Ju gjithashtu mund të pini paracetamol për të trajtuar temperaturën, por vetëm duke ndjekur udhëzimet në paketim dhe përdoreni sa më pak të jetë e mundur.
Shmangni marrjen e ibuprofenit gjatë shtatzanisë, veçanërisht në tremujorin e parë dhe në tremujorin e tretë.
Nëse temperatura juaj ngrihet mbi 39 gradë Celsius ose më shumë, dhe nuk jeni e sigurt se çfarë po e shkakton, kontaktoni menjëherë mjekun. Për shembull, nëse keni temperaturë pa simptomat e zakonshme të një ftohje apo gripi.
Mjekët mund t’ju bëjnë disa teste për të qenë të sigurt për shkakun e temperaturës, në mënyrë që të trajtoheni në mënyrën më të mirë të mundshme.
Nëse ju kanë plasur ujërat dhe keni temperaturë, duhet të nxitoni menjëherë drejt maternitetit./pernenat.al/