Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Disa informacione për menstruacionet që nuk i dinit

Femina 24/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
BTJNCK Girl with stomach pains
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Cikli menstrual është pasojë e ndryshimeve fiziologjike që ndodhin tek femra në mënyrë periodike dhe ka si qëllim maturimin e vezës dhe përgatitjen e kushteve për implantimin e vezës së fekonduar.

Cikli lidhet me prodhimin e disa hormoneve që quhen: Hormoni folikulo-stimulues (FSH), hormoni lutenizues (LH), estrogjeni, estradoli dhe progesteroni. Simptomat që ndodhin vijnë nga ndryshimet fiziologjike në organizëm, të cilat shkaktohen nga hormonet e mësipërme.

Mënyra më e mirë për të parandaluar dhe trajtuar simptomat që ndodhin në fazën paramenstruale dhe gjatë menstruacioneve është dieta e shëndetshme ushqimore. Duhet të konsumojmë: perime, fruta, lëngje natyrale, ujë, çaj kamomili. Rekomandohet edhe aktivitet fizik i moderuar, joga dhe gjumë i mjaftueshëm.

Në fazën paramenstruale dhe gjatë menstruacioneve duhen shmangur disa ushqime, të cilat përkeqësojnë simptomat. Ënibëlsirat: Përmbajnë disa substanca që shtojnë dhimbjet e barkut. Rekomandohet vetëm çokollata e zezë, e cila përmban substanca që lehtësojnë simptomat.

Kripa: Jo ushqimeve me shumë kripë, pasi rrit mbajtjen e ujit në organizëm duke përkeqësuar ndjesinë e fryrjes, si dhe përkeqëson simptomat. Kafeina: Përkeqëson simptomat e fazës paramenstruale. Mund të përdoret kafe pa kafeinë. Pijet alkoollke: Shkaktojnë dehidratimin e trupit duke përkeqësuar simptomat paramenstruale. Yndyrnat: Shkaktojnë probleme në traktin tretës dhe përkeqësojnë simptomat. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJa si të ulni presionin e lartë të gjakut për 5 minuta
Artikulli i rradhës Pas vdekjes së pacientëve nga fruthi, imunizimi konsiderohet i suksesshëm në Kosovë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.