Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nënat e rrepta kanë këto përparësi ndaj atyre të buta

Këshilla për shtatzëna 27/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Megjithëse nuk mund të cilësohet si një vlerë morale e shoqërore, rreptësia është një element i karakterit që i shoqëron nënat përgjatë rritjes së fëmijëve të tyre.

Por, shkenca po e sheh si përparësi rreptësinë nga prizmi i saj, ngase ato të rreptat ia duan të mirën fëmijëve të tyre.

Ja cilat janë 8 nga përfitimet e të qenit një nënë e rreptë:

1. I mësoni fëmijët të marrin përgjegjësitë për veprimet që kryejnë

Në jetë çdo veprim ka pasoja dhe fëmijët tuaj do e mësojnë këtë që në moshë të hershme, për të qenë të përgatitur për më vonë.

2. Mbani nën kontroll përdorimin e teknologjisë

Në ditët e sotme, fëmijët dëshirojnë të ekplorojnë sa më shumë gjëra përpara ekranit, të cilat shpesh kanë edhe përmbajtje të papërshtatshme për ta. Një nënë “e rreptë” e mbron fëmijën nga koha e tepërt në internet dhe nga përmbajtjet e padëshiruara.

3. Fëmija mëson se duhet t’i meritojë gjërat që dëshiron

Në vend që t’i blini lodra fëmijës gjatë gjithë kohës, sigurohuni që fëmija të kryejë detyrat e tij e më pas të marrë si shpërblim atë që dëshiron.

4. Mësojnë se bota nuk sillet rreth tyre

Jo gjithmonë që fëmijët zemërohen duhet të veproni siç dëshirojnë ata. Mungesa e vëmendjes së tepruar do t’i bëjë të kuptojnë se po veprojnë gabim.

5. Mësojnë të ndihmojnë në punë shtëpie

Duke filluar nga punë të thjeshta të pështatshme për moshën e tyre, ata mësojnë të japin kontributin në shtëpi.

6. Respektojnë oraret e gjumit

Gjumi i rehatshëm dhe plotësimi i orareve të duhura ndikon drejtpërdrejt në një jetë të shëndetshme dhe zhvillimin e fëmijëve.

7. Nuk ndjek modelet e prindërve të tjerë

Fëmijët gjithmonë do të bëjnë krahasime dhe do të ankohen se prindërit e shokëve të tyre janë më të butë se ju. Por një nënë “e rreptë” nuk do të heqë dorë nga rregullat e saj.

8. Bëni më të mirën për ta, edhe nëse nuk u pëlqen

Fëmija juaj nuk i pëlqen shumë gjëra që janë të mira për ta, si ngrënia e perimeve. Por nëse ju jeni e vendosur ata do të ndjekin udhëzimet që i garantojnë një jetë të shëndetshme pavarësisht nëse u pëlqen apo jo./pernenat.al/

Artikulli paraprakPajisja bioptike që detekton sëmundjet brenda sekondave
Artikulli i rradhës Ushqimi që duhet ndërprerë, për ta shmangur vdekjen e foshnjave me lindje të parakohshme

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.