Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

9 faktet që çdo femër duhet t’i dijë për këtë lloj tumori të panjohur

Femina 02/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Duke u bazuar në një sondazh, rreth 70 për qind të femrave kanë të ngjarë të preken nga tumori gjatë jetës së tyre.

Por, pak nga gratë janë në dijeni ose kanë ndonjë informacion për tumorin e fibroideve të mitrës.

Megjithatë, ekzistojnë disa fakte të cilat mund t’iu bëjë juve më të informuar si dhe më preventiv ndaj kësaj gjendjeje.

Fibroidet e mitrës janë shumë të zakonshme

Poashtu të njohura si leiomyoma ose miomë, këto paraqesin tumoret më të zakonshme të mitrës. Një studim zbuloi se rreth 70-80% e të gjitha femrave preken deri në moshën 50 vjeçare.

Fibroidet nuk janë kancer

Fibroidet janë tumore beninje – jo kancerogjene, por fibroidet e mitrës mund të kenë simptoma të ngjashme me një formë të rrallë të kancerit të quajtur sarkoma e mitrës. Për fat të keq, kjo mund të ketë ndonjë ndërlidhje andaj edhe është mirë të konsultoheni me mjekun për rrezikun e mundshëm të saromës uterine.

Afro-amerikanet kanë më shumë gjasa të preken me fibroidet

Këto kanë gjasa 2-3 herë më shumë. Këto fibroide zakonisht zhvillohen në një moshë të re, rriten shumë dhe shkaktojnë simptoma më të rënda. Ju poashtu mund të keni rrezikun e rritjes së fibroideve nëse nuk keni qenë kurrë shtatzënë, jeni mbipeshë apo keni histori familjare me fibroide.

Shumica e femrave nuk kanë simptoma dhe nuk kërkojnë trajtim

Lajm i mirë! Fibroidet kërkojnë vetëm trajtim nëse keni simptoma, por shumica e tyre që kanë fibroide mund të mos kenë simptoma. Andaj edhe nëse nuk paraqitet ndonjë rrezik, mund të jetë i panevojshëm rekomandimi për trajtim përtej vëzhgimit klinik me kalimin e kohës, për aq kohë sa diskutohet ndonjë rrezik për sarkomë të fshehur.

Fibroidet janë shkaku kryesor i histerektomive
Më shumë se 200.000 histerektomi – heqja kirurgjikale e mitrës, kryhen çdo vit si pasojë e fibroideve të mitrës në SHBA. Përveç faktit se mbeteni jopjellore, kjo procedurë poashtu mbart rreziqet e veta, andaj edhe mjekët rekomandojnë që vetëm nëse fibroidet shkaktojnë jashtzakonisht dhimbje ose nuk kanë reaguar ndaj metodave tjera.

Por, histrektomia nuk është i vetmi opsion më

Tani ka një numër të terapive mjekësore që mund të përdoren për të tkurrur ose ngadalësuar rritjen e fibroideve, duke përfshirë trajtimet hormonale, terapi me ultratinguj, ose miomektomi e cila heq fibroidet por pa e prekur mitrën. Nëse fibroidet nuk kanë nevojë të hiqen, atëherë mund të ju ndihmojnë trajtime tjera që të përballeni me simptomat si ibuprofen, pilula kontraceptive ose ablacioni (procedurë që përdor energji radiofrekuente për të shkatërruar indin).

Simptoma më e zakonshme është rrjedhje e rëndë menstruale

Kjo nënkupton rrjedhje të mëdha deri në mpiksje të gjakut. Fibroidet gjithashtu mund të shkaktojnë gjakderdhje mes cikleve menstruale, nevojën për të urinuar, dhimbje e legenit, bark i fryer ose marrëdhënie seksuale të dhimbshme.

Ju mund të mbeteni shtatzënë, por mund të keni vështirësi

Shumica e femrave me fibroide kanë shtatzëni pa probleme, por gjithsesi këto mund të shkaktojnë disa komplikime. Disa hulumtime sugjerojnë që disa lloje të fibroideve të mitrës mund të ndryshojnë madhësinë dhe formën e mitrës, gjë që mund të ndikojë në aftësinë e një gruaje për të mbetur shtatzënë – ndonëse ekspertët vlerësojnë se fibroidet shkaktojnë vetëm 1-2% të rasteve të infertilitetit. Fibroidet poashtu lidhen me rrezik më të madh për të pasur lindjen cezariane dhe rrezikun e gjakderdhjes së madhe pas lindjes.

Shkencëtarët ende nuk e dinë se çfarë i shkakton ata

Shkaku i saktë i mutacioneve që shkaktojnë fibroidet është akoma i pazgjidhur, pavarsisht ndikimit të madh klinik. Hulumtimet e tanishme mbështeten në ndikimin e hormoneve të tilla si estrogjen dhe progesteron, meqë tumoret shfaqen rrallë para ciklit të parë menstrual të një femre dhe zvogëlohen pas menopauzës. Stresi, dieta dhe faktorët e mjedisit poashtu mund të luajnë një rol në zhvillimin e fibroideve./femra.net/

Artikulli paraprakAjova miraton ligje të ashpra për abortin
Artikulli i rradhës Rasti Medicus: Shuma e parave që paguanin pranuesit e veshkave

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.