Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj tashmë dhe tregon interes për ushqimin nuk ka asnjë problem për t’i filluar ushqimet e ngurta. Megjithatë duhet t’i keni parasysh disa këshilla, në rast se fëmija juaj është me lindje të parakohshme.
Çdo fëmijë ndryshon nga tjetri dhe varet se sa para kohe ka lindur, për të filluar ushqimet e para të ngurta.
Nëse fëmija juaj ka ndonjë problem shëndetësor, që lidhet me lindjen e parakohshme, konsultohuni me mjekun përpara se të filloni ushqimet e të reduktoni qumështin e gjirit.
Gjithashtu, nëse ai ka lindur një muaj përpara kohe, atëherë duhet të prisni edhe një muaj tjetër që t’i filloni ushqimet, jo në të njëjtën kohë siç mund t’i fillojë një bashkëmoshatar i tij.
Kjo do të thotë se fëmijës mund t’i duhet pak më shumë kohë për të zotëruar koordinimin e syve, duarve dhe të qëndrojë ulur për të ngrënë./pernenat.al/