Sindroma e binjakut të humbur/zhdukur ndodh kur një ekzaminim i hershëm zbulon një shtatzani të dyfishtë, por në kontrollin e radhës shihet vetëm një foshnjë.
Kur formohet një embrion, një membranë mbrojtëse e mbushur me lëngje rritet rreth tij. Ndonjëherë, shumë herët, një embrion thjesht ndalon rritjen dhe absorbohet.
Teknologjia me ultratinguj është tani aq e përparuar sa mund të na tregojë gjithçka që ka ndodhur në trupin e nënës pa u vënë re.
Pasi mjekët kanë konstatuar se jeni duke pritur binjakë, në javët e para të shtatzanisë, ndodh që një në pesë raste, një prej tyre zhduket përpara javës së 12 të shtatzanisë.
Ndërmjet kohës nga skaneri i parë tek i dyti ju do të kaloni ditët duke imagjinuar si do të jetë jeta juaj me fëmijë binjakë. Është e natyrshme të ndjeni trishtim dhe konfuzion kur të mësoni se vetëm një prej tyre do të lindë. Por, duhet të jeni e sigurt që shtatzania juaj do të vazhdojë të jetë normale dhe kjo nuk do të ndikojë aspak.
Në momentin që binjaku i dytë “zhduket”, ju mund të bëni edhe testin që zbulon sindromën Down, pa pasur frikë se mund të ndikojë në rezultat. /Gazeta Shneta/