Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lindja pas ditës së 280-të

Këshilla për shtatzëna 10/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çfarë ekzaminimesh mund dhe duhet të bëjë mjekët gjinekologë?

Lindja pas ditës së 280-të, konsiderohet si lindje mbi kohën e parashikuar

Kohëzgjatja mesatare e një shtatzënie, është pranuar lindja në ditën e 280-të duke filluar numërimin nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. Lindjet pas kësaj periudhe, konsiderohet si lindje mbi kohën e parashikuar.

Lindjet mbi kohën e parashikuar, nuk janë shpeshta dhe zënë afërsisht 4-5% të totalit të lindjeve. Por ditët e mbi kohës së parashikuar të lindjes, janë burime të ankthit dhe preokupimit të nënës së ardhshme mbi mundësinë e komplikacioneve deri në proçesin e lindjes dhe gjatë proçesit të lindjes.

Prandaj, me ardhjen e ditës së parashikuar të lindjes, sipas mjekut gjinekolog, shtatzënat duhet të paraqiten dhe të bëjnë kontrollin e parë tek ai. Mjeku, për të ndjekur ecurinë e fetusit, bën disa kontrolle mjeksore duke filluar nga dita e paraqitjes së shtatzënës.

Çfarë ekzaminimesh mund dhe duhet të bëjë mjekët gjinekologë?

Mjeku bën monitorimin kardiotokografik. Me këtë ai përcakton efektivitetin e NST (No Stress Test). Proçeduara merr kuptim, kur realizohet çdo dy ditë në javën e 41-të dhe çdo ditë në javën e 42-të. Tejzgjatja e pritshmërisë apo e ndërhyrjes mbi lindjen, varet nga klinikat mjeksore sepse disa këshillojnë që mund të pritet edhe deri në 7-të ditë e disa të tjerë këshillojnë që mund të pritet edhe deri në 14-të ditë, pas ditës së pritshme të lindjes.

Mundet të bëhet amnioskopia, që është një ekzaminim pak i përdorshëm. Amnioskopia realizohet nëpërmjet një tubi, që futet lehtë në qafën e mitrës kur ajo është e hapur së paku 1 cm. Ky ekzaminim, vizualizon sakusin e përparëm të ujrave dhe vlerësohet ngjyra e likidit amniotik. Në rastet normale, likidi amniotik është transparent. Në rastet e vuajtjes fetale, vihet re mekonium (feçet e fetusit) në likidin amniotik i cili e bën atë me ngjyrë të gjelbërt. Ekzaminimi është i thjeshtë për t’u ekzekutuar, por shtatzënës i jep një lloj shqetësimi pak më të madh se shqetësimi i vizitës gjinekologjike. Në orët e mëvonshme, shtatzëna mund të ketë gjakrrjedhje me ngjyrë rozë ose kontraksione. Në raste të rralla, pasojë e këtij ekzaminimi është mundësia për të patur rupturë/plasje të membranave, gjë e cila nuk është problematike. Proçedura realizohet, çdo dy ditë në javën e 41-të dhe çdo ditë në javën e 42-të. Por numri i ekzaminimeve mund të ulet, nëqoftëse nuk dyshohet për vuajtje fetale.

Profili biofizik fetal. Ky ekzaminim trajtohet si një vlerësim kompleks, që bazohet në elementë të ndryshëm dhe paraqet vështërsi aplikimi për të gjitha gratë shtatzëna. Ekzaminimi kryhet për rastet, që paraqesin rrezik të madh. Vetëm tre parametra janë më të lidhur dhe që ndihmojnë për pas termën, vlerësimi ekografik i sasisë së likidit amniotik, Doppler fluksimetria dhe karditokografia.

Nëqoftëse pas 14-të ditësh nga data e parashikuar për lindjen e fëmijës, akoma nuk ka ardhur lindja, ajo induktohet me një nga mënyrat e mëposhtme:

• Nëqoftëse qafa e mitrës është rigide (e fortë), akoma e pa dilatuar, dhe nuk ka kontraksione sinjifikative (të dukshme), mund të aplikohet një xhel prostaglandinash.

• Nëqoftëse ka një minimum dilatacioni dhe qafa e mitrës ka pësuar disa modifikime/ndryshime dhe mund të jenë të pranishëm kontraksione, xheli aplikohet në vaginë.

• Kur qafa e mitrës është e butë dhe e hapur së paku 2 cm dhe janë të pranishme kontraksionet, atëherë është e mundur të bëhet plasja artificiale e membranave ose e ujrave dhe ndiqet aktiviteti i lindjes me oksitocinë.

• Nëqoftëse pas dy ose tre tentativave induksioni i lindjes nuk realizohet, atëherë praktikohet lindja me prerje cezariane.

Në rastet kur rreziku është i pranishëm, do të jetë mjeku që vendos për të kaluar këto hapa dhe për të zgjedhur atë çka është më e mira.

Nëqoftëse fëmija është mirë, duhet të kihet vetëm durim. Shtatzëna duhet ti jetojë këto ditë në mënyrë të qetë, por pa neglizhuar kontrollet mjekore. Në fund të fundit, pak ditë kanë mbetur dhe fëmija do të dalë në jetë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi ta hiqni qafe celulitin në mënyrë krejt natyrale
Artikulli i rradhës Mjerim në Maternitetin e Lipjanit, lindjet kryhen në shtratin e para 30 viteve

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.