Stolitë, qaforet, vathët dhe unazat janë gjërat që mund t’i vëreni, së paku njërën, tek çdo grua.
Megjithatë, jo çdo herë janë të rekomandueshme për t’i vënë. Duket se mbajtja e tyre gjatë momentit të lindjes mund të jetë e rrezikshme, sipas studimeve të fundit, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo ndodh ngase këta aksesorë rrisin mundësinë e infektimit, duke pasur parasysh se nuk janë të sterilizuara dhe mund të përmbajnë virusë dhe mikrobe në pjesën sipërfaqësore të tyre.
Gjithashtu, përgjatë lindjes, ju mund t’i shkaktoni vetës gërvishtje apo lëndime të tjera./Gazeta Shneta/