Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhimbjen e barkut të bebit

Këshilla për shtatzëna 21/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe pse nuk ka një përcaktim mjeksor, dhimbja e barkut besohet se shkaktohet nga ajri që grumbullohet në stomak ose bark. Një teori tjetër gjerësisht e besueshme është se shkaktohet nga një intolerancë laktoze.

Zakonisht mbasditeve ose në darkë vonë fëmijët qajnë nga dhimbjet e barkut, mbledhin
gjunjët deri në kraharor dhe fytyra i skuqet nga të qarat. Barku i tij mund të fryhet pasi ka thither shumë ajër. Përpara se të diagnostifikoni dhimbjen e barkut, është e rëndësishme të përjashtoni shkaqet e tjera të të qarit, transmeton Gazeta Shneta.

Fëmija mund të ketë uri ose të ndihet i lodhur dhe nëse ka simptoma të tjera si temperature 37 gradë, diare ose ethe kontaktoni me mjekun tuaj. Dhimbja e barkut, zakonisht, fillon në javët e para të jetës së bebit dhe zgjat deri sa bëhet tre muajsh.

KESHILLA PER LEHTESIMIN E DHIMBJEVE:

Ushqimi! Disa doktorë rekomandojnë të mos e lini shumë të qajë përpara se ta ushqeni, pasi kjo shkakton grumbullimin e ajrit në stomak që thithet nëpërmjet të qarit.

Rock ‘n’roll Lekundeni me delikatesë fëmijën tuaj duke e mbajtur pranë jush në mënyrë që ai të ndjejë ngrohtësinë dhe rrahjet e zemrës tuaj. Kjo lloj lëvizje mund të jetë shumë relaksuese- edhe pse mund t’ju shkaktojë lodhje të krahëve! Ndryshe, dilni për një shëtitje me fëmijën tuaj, duke ecur ose me makinë. Disa fëmijë e pëlqejnë vibrimin e motorit të makinës. E ndihmon të qetësohet.

 

Barna ndihmëse Disa nëna që ushqejnë fëmijët e tyre me qumështin e gjirit, mendojnë se efekti qetësues
i kamomilit i konsumuar prej tyre kalon tek fëmija nëpërmjet qumështit. Prandaj ato pijnë një filxhan çaj kamomili një orë përpara se të ushqejnë fëmijën. Edhe nëse nuk shëron plotësisht fëmijën, mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të qeta- kështu ja vlen ta provoni! Nëse jeni duke përdorur qumështin e përgatitur, ju mund të përpiqeni ti jepni disa pika kamomil të holluar në shishen e qumështit ose në një lugë çaji. Barnat janë shumë të mira për tu provuar edhe për trajtimin e simptomave të dhimbjeve të barkut.

Kokat lart Osteopathia përfshin një manipulim të lehtë të shpinës, qafës ose kokës për të parë nëse janë vendosur siç duhet. Kjo është veçanërisht e dobishme për fëmijë që kanë pasur një lindje të vështirë. Një specialist me përvojë mund të stimulojë nervat të cilat stimulojnë sistemin tretës, ndihmojnë uljen e tensionit dhe ndalojnë spazmat e dhimbshme.

Zgjidhje të ëmbla Kërkimet mjeksore kanë gjetur se dozat e vogla të sukrozës mund të qetësojnë bebet e vogla. Shkrini tre lugë të vogla sheqeri një një filxhan me ujë të zierë dhe lëreni të ftohet. Duke përdorur një shiringë plastike derdhni 2 ml të solucionit të përftuar në qoshe të gojës së bebit. Jepini një ose dy doza për jo më gjatë se 2 javë. Nëse gjëndja e tij nuk përmisohet brenda 2 ditëve, ndërpriteni. Mos e përdorni edhe në rast se fëmijës kanë filluar tidalin dhëmbët, pasi sheqeri është shumë i dëmshëm për dhëmbët e reja.

Biberoni Disa fëmijë duket se qetësohen nëse thithin një biberon.

Shhh… Një teori është që dhimbja e barkut është shkaktuar nga mbistimulimi. Thuhet se duke i dhënë fëmijës pak kohë të qetë duke e shpërqëndruar me përkëdhelje, lodra dhe drita të lehta mund ta ndihmoni të ndalojë të qarat. Ose përpiquni ta çoni fëmijën në një dhomë të qetë pa u përpjekur të luani apo të flisni me të, mjafton të krijoni një mjedis plot paqe ku mund të qëndroni së bashku.

Merrni ndihmë Ju keni nevojë të merrni pak kohë dhe të relaksoheni. Kur ju mendoni seështë e pa mundur të kujdeseni për të porsalindurin, ju do të habiteni me numrin e personave që do të kishin dëshirë t’ju ndihmonin. Kërkojini një mikeje të ngushtë ose një kushërire të kujdeset për fëmijën ndërsa ju relaksoheni, bëni një dush apo flini pak.

Artikulli paraprakProblemet psikike të nënës ndikojnë në gjumin e foshnjës
Artikulli i rradhës Ilaçet dhe ushqyerja me gji

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.